E tmerrshme, mishi i qenit shitet për qebap në Vietnam

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për disa kultura qeni është anëtar i familjes dhe kjo ka qenë traditë që në lashtësi por vietnamezët i shohin këto kafshë si një vakt i shijshëm.

Në disa foto të cilat po bëjnë namin në internet shihet qartë se si mishi i skuqur i qenve shitet si qebap nga shitësit e rrugëve në Vietnam.

Fotot janë bërë  nga Josh Edelson i cili po udhëtonte nëpër vend dhe duket qartë se qenushat e vegjël të skuqur kanë ende dhëmbët në vend. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për trupat e këlyshëve të vegjël të vendosur mbi skarë, ndërsa shitësit përgatiten t’i bëjnë gati dhe t’i shërbejnë në restorantet e tregut të Hanoi ‘Thit Cho’.

Për shumë kultura është shumë normale që të skandalizohesh nga këto pamje por vendasit pretendojnë se ajo është pjesë e kulturës së tyre dhe se ajo duhet të mbetet. Josh tha në një moment gjatë një vizite në treg, se ai pa që ushtarët i afroheshin një hapësire të tillë dhe priste t’i shihte ta mbyllnin. Megjithatë, ai u befasua kur ushtarët vazhduan të blinin disa nga “qebapët e qenve”.

Ushqimi i qenve është ende i ligjshëm në Azinë Juglindore, megjithëse disa qeveri kanë në plan të ndalojnë konsumin e saj deri në vitin 2021.

Të fundit

Moti i kthjellët në të gjithë territorin, parashikimi për ditën e sotme

Ditën e sotme (24 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik...

1943 – Fillon Operacioni “Gomora”: Bombardimi shkatërrimtar i Hamburgut

    Më 24 korrik 1943 nisi Operacioni Gomora, një nga ofensivat ajrore më të shkatërrimtare të Luftës së Dytë Botërore. Britanikët dhe kanadezët sulmuan Hamburgun...

Negociatat Rusi-Ukrainë, palët ranë dakord për një tjetër shkëmbim të burgosurish

Raundi i tretë i bisedimeve midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll ka përfunduar, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Të dy delegacionet ranë...

Çmimet referencë për taksimin e pasurive të paluajtshme, dalin hartat dhe metodologjia

Ministria e Financave ka nxjerrë në konsultim publik bashkë me vendimin për rivlerësimin e pasurive të paluajtëshme edhe metodologjinë e përllogaritjes së taksës. Metodologjia...

Drejtoria e Burgjeve mohon pretendimet e Metës: S’i është shkelur asnjë e drejtë

Pretendimet e Ilir Metës se i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motrat dhe fëmijët, si dhe me avokatët janë...

Lajme të tjera

Web TV