Ekskluzive/ Divorci i motrës së autorit që çoi në masakrën e Patosit  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia, prokuroria dhe të gjitha palët e familjeve kanë qenë në dijeni të sherrit mes të rinjve që degjeneroi sot në ekzekutimin e dy personave. Ndonëse policia pak minuta pas ngjarjes refuzoi të jepte të dhëna konkrete në lidhje me motivin e ngjarjes, janë banorët e zonës të cilët kanë hedhur dritë mbi gjithçka ka ndodhur mes palëve.

Burimet konfidenciale që vijnë nga Patosi tregojnë se njëri nga viktimat ka shkuar në polici dhe i ka paditur autorin dhe të atin e tij pasi e kishin kërcënuar por nuk bëhet me dije se pse nuk janë ndaluar para se sa të ndodhte vrasja.

Personat, të cilat janë në dijeni të konfliktit mes familjeve, kanë treguar për mediat vendase faktin se e dinin që kurrë s`ka patur një konflikt të mbartur mes familjeve për shkak se autori dhe njëri nga viktimat janë fqinjë të hershëm me njëri-tjetrin ndërsa viktima tjetër është lidhje gjaku me personin që dyshohet edhe si shkaku kryesor i gjithë këtij konflikti që solli edhe ekzekutimin e tyre. Burime të besuara të “Fjala.al” nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije të vërtetat e pathëna të kësja ngjarjeje.

Ja përse ndodhi vrasja në Patos!

Burime të sigurta policore nga vendi i ngjarjes tregojnë se Martin Skendaj, 22-vjeçari i cili është punonjës në burgun e Fierit, e ka kryer vrasjen me armën e shërbimit. Ai është kofliktuar me Manol Rrapajn, 26 vjeçarin fqinj të tij për shkak të një dyshimi që lidhet me një histori që gjasme ka ekzistuar mes tij dhe motrës së autorit. Referuar të dhënave të besueshme bëhet me dije se motra e autorit A.Skendaj, 23 vjeç ka qenë e martuar rreth dy vite më parë dhe se martesa e saj është prishur dhe sipas burimeve shkak është pretenduar historia me Manolin.

Lexo edhe :  Deputetët i kthehen ‘jetës’ parlamentare, nesër seanca e parë plenare pas zgjedhjeve!

Por si atëherë edhe ditëve të fundit, djali ka refuzuar, ashtu si edhe vajza, që të kenë patur lidhje ndonjëherë me njëri-tjetrin. Shkakun e kësaj përplasje fatale mësohet se Manoli ia ka besuar edhe policisë në denoncimin që ka bërë tri ditë më parë në policinë e Fierit, denoncim që sipas policisë është kaluar për hetime të mëtejshme tek prokuroria e rrethit.

Burimet tregojnë se Manol Rrapaj, i riu që ishte akuzuar për lidhje me vajzën, ishte kthyer nga jashtë shteti pak ditë më parë për të kaluar festat me familjen e tij, por në momentin që është përballur me familjen e vajzës, konkretisht Martinin dhe të atin e tij, Aleksandrin, ai ka kërkuar ndihmën e kushëririt të tij, Elisit. Ky i fundit e ka shoqëruar ditëve të fundit Manolin duke menduar se do të dilnin e ta rrihnin babë e bir, pas agresionit që kishin kryer ndaj tij tri ditë më parë.

Ditën e sotme, Manoli me Elisin kanë qenë duke lëvizur në drejtim të qendrës së zonës kur Martin Skendaj ka dalë parë tyre dhe është konfliktuar me ta duke i vënë sërish gishtin Manolit për historinë që tashmë thuajse ishte harruar. Konflikti ka kaluar në përplasje fizike, por meqë Martini ka qenë i vetëm dhe i armatosur dhe ata kanë qenë dy, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi ta, duke i lënë të pajetë njërin dhe thuajse edhe tjetrin, i cili rreth 30 minuta më pas ka ndërruar jetë.

Tashmë do të jetë prokuroria që do të hedhi dritë mbi anashkalimin e policisë, të vërtetën e prishjes së martesës dhe gjithë ngjarjen që zien për gati dy vite që solli edhe vrasjen e dy kushërinjve. /Fjala.al/

 

Të fundit

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në...

Këto suplemente ngadalësojnë disi plakjen, tregon studimi

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët” mbrojtës në fund të...

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Meksika po përballet me një moment historik, teksa qytetarët votojnë për të zgjedhur të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor, nga gjykatat lokale deri në...

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme...

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim...

Lajme të tjera

Web TV