Hidhet shorti i EFL Cup, derbi City-Unidet në gjysmëfinale

Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të EFL Cup në Angli,( kupën e kampionatit anglez). Nga shorti i hedhur janë kryjuar dyshe interesante, nga ku duket se situate do jetë shumë e vështirë për kampionët ende në fuqi, Manchester City.

Në fazën gjysmë finale kanë kaluar Manchester United, Aston Villa, Leicester City dhe kapionët aktual, “Citizenët”.

Ekipet që ishin në çerekfinale e që nuk mundën të vazhdonin më tej janë, Liverpool, Everton, Oxford Utd dhe Colchester.

Ndërkohë, nga shorti ka rënë që Manchester City të jetë përballë Manchester United , ndërsa Aston Villa do të jetë përballë Leicesteri City në këtë fazë.

Në takimin e parë City-United pritës do jenë “Citizenët”, ndërsa në dyshen tjetër do jetë Leicester City.

Gjysmëfinalet do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, dhe ndeshjet do zhvillohen  më 7 dhe 28 janar./Përgatiti: Fjala.al/