Letërsia franceze në Korçë me poezitë e Luan Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditët e frankofonisë, më datë 10 nëntor u zhvillua në Korçë një mbrëmje poetike ku morën pjesë shkrimtari dhe ish-ambasadori shqiptar në Paris, Luan Rama, poetja franceze Laure Cambau dhe ambasadorja franceze në Tiranë Christine Vasak.

Në vijimësinë e traditës të Liceut Francez të Korçës, gjatë mbrëmjes u diskutua për letërsinë dhe kulturën franceze. Krijimet me të fundit poetike të Cambau dhe Luan Ramës u lexuan nga nxënësit e Aleancës Franceze, të shoqëruar nga tingujt e muzikës të luajtura në piano nga vetë poetja Laure Cambau.

Diplomati Luan Rama foli gjithashtu për shkrimtaren e madhe franceze Marguerite Duras, për ndikimin e veprës së saj në letërsinë franceze të shekullit të XX. Shkrimtari Rama tha gjatë mbrëmjes se Marguerite Duras, emri i vërtetë i së cilës është Marguerite Donnadieu, është angazhuar edhe në rezistencën franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ishte një militante feministe.

Poetja Cambau foli për kujtimet personale dhe bisedat me shkrimtaren, si dhe për ndikimin që Duras ka pasur në krijimtarinë e saj. Gjatë mbrëmjes të pranishmit ndoqën një film mbi Duras, jetën dhe veprën e saj, si dhe foto nga vendet e xhirimeve të filmave të bazuar në veprat e saj.

Duras ishte gjithashtu një autore e njohur në teatrin francez dhe në kinematografinë franceze të viteve ’60-’70, me mbi 25 realizime të ndryshme. Në filmat e realizuar prej krijimeve të saj kanë interpretuar aktorë të famshëm të kinematografisë franceze dhe jo vetëm, si Depardieu, Jeanne Moreau, Delphine Seyring, Domenique Sanda, Sami Frey, etj.

Xhirimet e filmave të bazuar në veprën e saj u realizuan duke shfrytëzuar si dekore shtëpinë e saj në Nauphe dhe Trouville./Fjala.al/

Lexo edhe :  “Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër”, Rama: Masa represive për ndërtuesit

Fotografia e Luan Rama

Fotografia e Luan Rama

Fotografia e Luan Rama

Të fundit

VIDEOLAJM/ Cunami në Japoni, valët e forta godasin brigjet e Hokkaidos

Këto imazhe ajrore tregojnë valë masive që përplasen në bregdetin e Hokkaidos, në veri të Japonisë, pas tërmetit me magnitudë...

Këmbimi valutor 30 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.4 lekë dhe do shitet me 84.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

A jemi në pragun e Luftës së 3-të Botërore?

GJENERAL PIRO AHMETAJ Pyetje trilona dollarë: ”A ndodhemi në prag të Luftës së Tretë Botërore?” Cilat janë mësimet nga Lufta I dhe II? Çfarë peshe...

Punëtorët evakuojnë centralin bërthamor të Fukushimës për shkak të frikës nga cunami

Punëtorët në termocentralin bërthamor të Fukushimës në Japoninë lindore, i cili pësoi një nga dy aksidentet më të këqija bërthamore në historinë moderne dhe...

“Independent”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për pushime në vitin 2025

Jeni duke kërkuar një vend për pushime me buxhet të ulët? Ne ju rekomandojme pese destinacionet më të mira në vitin 2025 – nga...

Lajme të tjera

Web TV