Presidenti Meta pret në zyrë ish-deputetin e dënuar të PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti sot në një takim ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ervin Salianji, për t’u njohur nga afër me shqetësimet e tij në lidhje me cënimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij.

Gjykata e Tiranës e dënoi të martën me një vit burgim për akuzën e kallëzimit të rremë në çështjen që njihet si “Babalja”. Audiopërgjigjimi i publikuar nga PD pretendonte se përfshihej Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se ai ishte i lidhur me çështje të trafikut të drogës.

Pas dënimit të ish deputetit të PD-së, kreu i shtetit priti në një takim Ervin Salianjin të cilin e ka inkurajuar që të mos humbasë besimin tek drejtësia dhe të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet proceduriale ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij.

“Presidenti Meta theksoi rëndësinë që procesi gjyqësor që ka nisur të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe objektive. Kreu i Shtetit e garantoi z.Salianji se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent”. – thuhet në postimin e zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi.

Meta ka theksuar rëndësinë që procesi gjyqësor që ka nisur të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe objektive. Kreu i Shtetit e garantoi z.Salianji se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent.

Të fundit

Festoi 27-vjetorin, aktori Olsi Bylyku surprizohet nga e dashura (Foto)

Aktori i njohur Olsi Bylyku ka festuar ditëlindjen e tij të 27-të ku mes shumë urimeve dhe surprizave nuk...

Rama: Në kantierin e lagjes historike, shumë shpejt do kthehet në një pol të ri turistik

Kryeministri Edi Rama ka ndjekur punimet në lagjen historike ku po punohet për rivitalizimin e saj për ta kthyer në një pol të rëndësishëm...

Skandal në kufi: Ushqime me dokumente false kalojnë lirshëm

Tre punonjës të Doganës së Kapshticës janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar kalimin e një ngarkese me mallra ushqimore...

Shkencëtarët zbulojnë copën më të vjetër të TOKËS!

Në daljet e shkreta të Jack Hills, Australia Perëndimore, shkencëtarët kanë zbuluar një kristal mikroskopik zirkon që daton 4.4 miliardë vjet, duke e bërë...

“Udha e Kryqit”/ Qindra besimtarë në Lezhë kremtuan të premten e zezë

Ceremonia u udhëhoq nga Arqipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Monsinjor Otavio Vitale, i cili drejtoi lutjet dhe meditimet për vuajtjet e Krishtit në rrugëtimin...

Lajme të tjera

Web TV