Rizbulohet 75 vjet më pas nëndetësja e humbur e Luftës së Dytë Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

USS Grayback u gjet pasi një historian amator bëri një zbulim befasues.

USS Grayback u konsiderua e humbur gjatë vitit 1944, në brigjet e Okinaëa.

Një studiues japonez zbuloi se koordinatat e fundosjes nuk ishin të sakta.

Koordinatat e sakta arritën t’i  çojnë kërkuesit në vendin ku luftanija ishte mbytur, 75 vjet më vonë.

USS Grayback, nëndetësja e Marinës amerikane u cilësua e humbur në vitin 1944 pasi një sulmi të aviacionit japonez. Kërkimi u krye nga Sh.B.A dhe studiuesit japonezë të cilët ishin të parët që kuptuan se një gabim në përkthim i kishte çuar në vendin e gabuar për t’u treguar vendndodhjen e fundosjes së anijes. Kërkimi duke përdorur dronë që kishin të instaluar kamera me rezolucion të lartë, aritën të identifikonin nëndetësen e copëtuar.

USS Grayback (SS-208) ishte një nëndetëse e klasit Tambor. Grayback ishte 307 metra e gjatë dhe 27 metra e gjerë, me një shpejtësi maksimale prej 20.9 nyje në sipërfaqe dhe 8.75 nyje kur lundronte e zhytur. Ajo kishte një ekuipazh prej 65 vetësh dhe ishte e armatosur me dhjetë tuba torpedo – gjashtë përballë dhe katër prapa – një top 76 milimetra, top 40 milimetra dhe mitralozë të kalibrit 50. Grayback zhvendoste 1.470 ton, duke e bërë atë më pak se një të pestën e madhësisë së nëndetëseve të klasës Virginia.

Nëndetësja kreu një varg patrullash shumë të suksesshme në Paqësorin Perëndimor. Grayback mbyti 14 anije japoneze, ose 63.835 ton anije të armikut, një shifër që përkthehet në gati 40 herë peshën e vetë nëndetëses. Ajo madje mbyti nëndetësen Perandorake të Marinës Japoneze I-18, megjithëse lufta mes nëndetëseve gjatë Luftës së Dytë Botëroreishte një dukuri relativisht jo e zakonshme. Më 26 shkurt 1944 ajo u fundos në brigjet e Okinaëa. Komanda e Marinës e kuptoi që ajo kishte humbur, pasi u raportua se ishte vonuar të kthehej në ishullin Midway.

Lexo edhe :  Lëvizshmëria e të rinjve, Britania dhe BE bëjnë gati marrëveshjen

Të fundit

SPAK i sekuestron apartamentet Erion Veliajt

SPAK njofton ngritjen e një akuze të re ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për fshehje pasurie. Njoftimi i plotë:  Prokuroria e Posaçme kundër...

Vritet në mes të vreshtave shqiptari në Greqi!/ Fjalët e fundit të 41-vjeçarit

Një 41-vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë  me armë zjarri në një vresht në zonën rurale të Rafinës në Greqi. Sipas informacioneve të para për...

Barcelona del publikisht, zbulohen 2 emrat që po kërkon në merkato

Prioriteti kryesor i Barcelonës në merkaton e verës është sulmues anësor Luis Diaz. Drejtori sportiv Deco e ka pranuar publikisht pëlqimin. “Na pëlqen si lojtar,...

Mbledhja urgjente, Vuçiç i jep urdhra ushtrisë të veprojë kundër Kosovës

Pas kërcënimeve të drejtpërdrejta, Serbia shkon një hap më tej kundër Kosovës duke dhënë urdhra për ushtrinë. Gjatë mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë,...

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve

Shkencëtarët kanë zbuluar se është më e sigurt që gratë të kenë një fëmijë në një periudhë të caktuar nëntëvjeçare. Lindja mes moshës 23 dhe...

Lajme të tjera

Web TV