Skandal/ Vëllai i trajnerit vendos 40 skedina, Prokuroria zbulon trukimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbolli i Kosovës është përfshirë nga një skandal. Skandali ka të bëjë me sfidën mes Trepças dhe Fushë Kosovës e vlefshme për javën e 17-të të Ligës së Parë.

Prokuroria e Mitrovicës në mars të këtij viti kishte nisur një hetim në lidhje me këtë përballje.

Portali kosovar “Kallxo.com” ka arritur të sigurojë aktakuzën e ngritur në të cilën janë përfshirë katër emra: tre zyrtarë të lartë të klubit nga Mitrovica dhe një të deleguari të Federatës së Futbollit për kurdisje të ndeshjes për ta fiksuar rezultatin në favor të një basti të vënë nga vëllai i trajnerit të klubit që jeton në Belgjikë.

Fidaim Haxhiu, Besim Haxhiu, Kemal Dumnica dhe Fisnik Haxhiu kishin bërë planifikime për sfidën mes KF Trepça dhe KF Fushë Kosova duke trukuar ndeshjen.

I pandehuri Fidaim Haxhiu në cilësinë e trajnerit të Trepçës u ka thënë lojtarëve para ndeshjes se duhej të humbnin në pjesën e parë dhe të fitonin në të dytën, ashtu si edhe ndodhi.

Prokuroria gjithashtu pretendon që Bejadin Haxhiu, vëllai i trajnerit të klubit, ka vendosur 40 skedina 2/1 për takimin në fjalë dhe duke fituar 10.167.00 euro. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të Fushë-Kosovës, ndërkohë që në pjesën e dytë, Trepça përmbysi rezultatin në 2-1.

Ndërkohë në atë ndeshje Trepça aktivizoi edhe një lojtar që nuk figuroi askund, e vetëdijshme se do të humbiste ndeshjen në tavolinë nga FFK, për t’ia kaluar trepikshin Fushë-Kosovës, pasi i nevojitej më tepër.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV