Superliga, axhenda dhe oraret e javës së 17-të

Java e 17-të e kategorisë Superiore do të luhet e gjitha në të njëjtën ditë siç ndodhi me javën e 16 e cila u luajt ditën e djeshme.
Është vendosur se takimet e javës së 17-të do të luhen ditën e djelë me 22 dhjetor.
Tre sfidat që startojnë të parat janë: Flamurtari-Teuta, Laçi-Tirana dhe Bylisi-Luftëtari, të cilat do të luhen në orën 13:00.
Ndërsa takimet Partizani-Vlaznia dhe Kukësi-Skënderbeu do të zhvillohen në orën 16:00.
Ndërsa, rezultatet e ditës së ndjeshme bëbën një ndryshim të theksuar në listën e Superligës, Kuksi vazhdon të qëndroj i patundur në vendin e parë, Tirana arriti të ngrihej me tre vende duke kaluar nga vendi i shtatë në atë të katërt, Partizani ra nga vendi i katërt në vend të pestë, ndërsa Flamurtari i vlonjatëve vazhdon të zhytet akoma më shumë.
Ndërkohë rikujtojmë rezultatet e takimeve të djeshme ishin këto: Vlaznia-Kukësi 1-2, Teuta-Partizani 1-0, Luftëtari-Skënderbeu 2-0, Bylis-Laçi 1-0, dhe Tirana-Flamurtari 2-0./Përgatiti: Fjala.al/