VIDEO/ Çfarë është SPAK dhe BKH? Ja peshqit e mëdhenj që pritet të hetohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhja e kryetarit të ri të SPAK ditën e sotme, Arben Kraja përbën fillimin e ngritjes së Prokurorisë së Posaçme. Ky institucion pritet të ndiqet edhe nga ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por çfarë është SPAK?

Struktura e specializuar e policisë gjyqësore konsiderohet ndryshe “dora e hekurt’’ e prokurorisë speciale antikorrupsion.

Aleatët e mëdhenj të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur ngritjen e SPAK-ut si pjesë e procesit të Reformës në Drejtësi kanë njoftuar se oficerët shqiptarë që do të jenë pjesë e saj po trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia.

Prej disa muajsh, 60 oficerë kanë marrë eksperiencë për praktikat më të mira perëndimore dhe gjithashtu janë trajnuar me pajisjet më moderne të hetimit.

Ata do t’i nënshtrohen kontrollit të poligrafit të njohura ndryshe si makina të së vërtetës. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi muajin e shkuar se i ka dhuruar Ministrisë së Brendshme pesë të tilla.

Drejtorit dhe anëtarëve të BKH-së do t’u monitorohen llogaritë bankare për tu siguruar që kryejnë detyrën me integritet dhe paanshmëri. Drejtori i këtij institucioni do të zgjidhet nga tre anëtarët e prokurorisë së posaçme.

Sipas ligjit, trajnimi dhe përgatitjet e hetuesve të BKH do të mbikëqyren nga një komision ndërkombëtar.

Prokurorët e SPAK mund të hetojnë që nga Presidenti, Kryeministri, ministri, deputetët e deri tek drejtuesit dhe zyrtarët e lartë të institucioneve të tjera në varësitë Qeverisë ose jo./Fjala.al

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV