E rrallë/ Maturanti padit ministrinë e Arsimit për testin e letërsisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndodh për herë të parë që një djalë ka arritur të hedh në gjyq ministrinë e Arsimit për një test të maturës. Ngjarja është bërë publike vetëm pasi është shqyrtuar në gjykatën administrative ndërkohë që nuk dihet se përse i janë dashur 4 vite kësaj gjykate për të dhënë një vendim të tillë.

Ndonëse paditësi, sigurisht, e ka humbur betejën me dikasterin e arsimit, ai ka kryer gjestin e rrallë të kryerjes së një padie të një institucioni siç është Ministria e Arsimit. Në vendimin e Gjykatës është mësuar edhe ngjarja ku gjykata e ka rrëzuar të riun.

Korrigjimi i testit të maturantit, Armando Gjocit krijoi mosmarrëveshjen e parë juridike mes institucionit arsimor dhe nxënësve.

Maturanti paditi Ministrinë e Arsimit dhe Agjencinë Kombëtare të Provimeve, pasi kërkonte ndryshim të rezultatit të provimit në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, në maturën shtetërore 2014.

Gjatë gjykimit, Armando pretendonte se nuk ka marrë pikët që meritonte e në këtë mënyrë i ishte mohuar e drejta për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Ndaj, ai parashtronte idenë e rivlerësimit të testit, por jo nga i njëjti komision. Vendimi i gjykatës administrative të shkallës së parë, ku i padituri, Agjencia e Provimeve argumentonte se të gjitha pyetjet me alternativa të 18-vjeçarit në atë kohë u vlerësuan saktë nga Komisioni, është siguruar nga TCH.

Ndërsa në pyetjet me zhvillim, përgjigja nuk është vlerësuar maksimalisht nga dy ekspertë të certifikuar dhe askush tjetër përveç vlerësuesve të përcaktuar nga AKP nuk mund të korrigjojë.

Në të kundërt, rasti i Armando Gjocit do të cenonte pavarësinë e vlerësuesve, parashtron i padituri, e për më tepër do të krijonte precedent për të gjithë maturantët.

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura

Procesi i maturës kështu nuk do të mbaronte asnjëherë, vijon më tej argumenti, si dhe ngre pikëpyetjen se cili do të ishte mekanizmi që do të vendoste se korrigjimi i bërë nga dy vlerësues të tjerë, do të ishte më objektiv se dy të parët?! Për këtë arsye, shton Agjencia e Provimeve, rregullorja e maturës nuk rivlerëson testet.

Në bazë të provave të paraqitura, gjyqtarja Bernina Kondi vendosi rrëzimin e kërkesë padisë të maturantit, duke rezultuar në humbjen e një viti akademik për Armandon dhe mbrojtjen e idesë së provimet e maturës nuk mund të rivlerësohen. /Fjala.al/

Të fundit

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon...

Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga Giuseppe Sarcina për Corriere della Sera Marrëdhënia toksike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është një pjesë gjithnjë e më e dukshme e krizës...

Lajme të tjera

Web TV