Horoskopi për ditën e premte, 20 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Horoskopi i ditës së premte 20 dhjetor 2019 di të sjellë për ju mjaft të reja në atë çka yjet kanë vendosur për fatin tuaj sot. Sipas parashikimeve të astrologëve, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje, ne sjellim sot këtë renditje të shenjave.

Dashi
Mos u largoni nga ndjenjat tuaja. Nëse jeni pranë dikujt, por nuk jeni lidhur ende, nuk është dita e duhur për të marrë ndonjë vendim përfundimtar.

Demi
Keni nevojë të qëndroni pak kohë vetëm. Gjatë gjithë javës keni qëndruar të rrethuar nga njerëz të shumtë. Është momenti t’i kushtoni më shumë kohë vetes.

Binjakët
Sot do të jeni të fokusuar kudo, përveç punës. Do të frymëzoheni nga gjëra të reja. Lëreni intuitën t’ju udhëheqë dhe do të kaloni një ditë mjaft të mirë.

Gaforrja
Do të dëshironi shumë të realizoni një udhëtim të shkurtër me familjen tuaj. Sa i përket anës profesionale, nuk rekomandohet të merrni vendime.

Luani
Sot do të befasoheni nga veprimet tuaja. Do të përfshiheni në disa çështje që nuk e kishit menduar ndonjëherë. Megjithatë, bëni kujdes, pasi nuk përjashtohet mundësia e debateve.

Virgjëresha

Do të kaloni një ditë të këndshme si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal. Çfarëdo gjëje që do të zgjidhni të bëni sot, do të argëtoheni pafund. Sa i përket anës sentimentale po përjetoni momentet më të bukura të lidhjes suaj.

Peshorja

Përgjithësisht do të jetë një ditë e qetë dhe do të mund të përfundoni ato çfarë keni planifikuar.

Akrepi
Do të zgjoheni plot energji. Do të jeni aktiv si në aspektin personal, ashtu edhe atë profesional. Ekziston mundësia të jeni ideatori i një aktiviteti mes miqsh, diçka që do të pritet me shumë kënaqësi.

Lexo edhe :  Nis sot Samiti i NATO-s në Hagë, fokusi te lufta/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Shigjetari
Do të ndiheni krejtësisht në një botë tjetër. Do të keni dëshirë të meditoni ose të bëni joga. Shpenzoni kohë duke u kujdesur për veten dhe harrojini për disa momente çështjet që mund t’ju shqetësojnë.

Bricjapi
Ekziston mundësia që të keni interes për gjëra, për të cilat më parë as që i kishit menduar. Do të impresionoheni nga mendimet gjatë ditës së sotme.

Ujori
Disa rrethana të pashmangshme mund t’ju përballin me probleme. Megjithatë, ruani qetësinë dhe mos reagoni menjëherë. Beqarët e kësaj shenje mund të marrin sot një vendim të rëndësishëm.

Peshqit
Nëse disa persona në punë ju bëjnë të ndiheni keq, zgjidhja më e mirë është t’i shmangni ata. Mos i kushtoni rënësi gjithçkaje që mund të flitet përreth jush.

Të fundit

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në plazhin e Durrësit, policia dyshon se është mbytur

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë pak më parë në plazhin e Durrësit, në zonën e quajtur Sektori Rinia....

Dy të miturit nga Maliqi ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia i gjen në Tiranë

Dy të mitur nga fshatrat Zvirinë dhe Leminot të Maliqit, djali 17 vjeç dhe vajza 15 vjeçe, ishin larguar prej 4 ditësh, duke mos...

Karteli Sinaloa përdori të dhënat e telefonit për të zbuluar informatorët e FBI

Një haker që punonte për kartelin famëkeq të drogës Sinaloa në Meksikë arriti të siguronte të dhënat telefonike të një zyrtari të FBI-së dhe...

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt qytetit plot histori, moderatori...

Armëpushimi Iran-Izrael nuk zgjat Netanyahu do një luftë të përhershme

Simon Tisdall* “Lufta mbaroi!” – Përveçse nuk ka mbaruar, as për së afërmi. Armëpushimi verbal mes Iranit dhe Izraelit mund të shkatërrohet në çdo moment....

Lajme të tjera

Web TV