Marramendëse, Reali ofron 105 milionë euro për “Yllin” e Lazio-s

Real Madrid është i gatshëm që të paguajë një shifër të çmendur për të marrë në radhët e tij mesfushorin e Lazios, serbin Sergej Milinkoviç-Saviç.

Mesfushori i Lazios është kërkuar nga shumë klube, kërkesë kjo që është refuzuar nga presidenti lacial.

Klubi italian po tenton që të marrë maksimumin për lojtarin, por mund të thuhet se oferta e madrilenëve është e parefuzueshme.

“Don Balon” raporton se Reali ofron një shifër prej 105 milionë eurosh për të siguruar transferimin e Saviç.

Serbi është një nga lojtarët më të mirë aktualisht që luan për Serinë A dhe deri më tani ka bërë paraqitje të mrekullueshme.

Ndonëse Real Madrid ka vënë në dispozicion një shifër marramendëse pritet të shihet nëse kjo marrëveshje do të konkretizohet./Përgatiti: Fjala.al/