Masakra e Patosit, policia merr në mbrojtje familjen e autorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e vrasjes që tronditi vendin dhe që në qendër ka një histori dashurie, vijon të tronditë me të dhënat e reja që dalin nga dëshmitë e banorëve. Fqinjët që kanë jetuar prej një jete bashkë tashmë janë jo vetëm hasëm por edhe të shkatërruar për shkak të vrasjes së dyfishtë, një historie që s’dihet se sa e vërtet është dhe një djali që do të mbajë mbi vetë krimin e rëndë të marrjes së jetës së dy shokëve për shkak të një martese të prishur.

Edhe pse të gjithë kanë qenë në dijeni të kësaj përplasjeje mes familjeve askush nuk ka ndërhyrë të ulë gjakrat dhe të flasin mbi gjithçka ka ndodhur me tyre por e kanë lënë të vijojë deri te masakra e ditës së djeshme.

Policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet për të mësuar më shumë detaje për ngjarjen por ende nuk ka mundur të sigurojë një dëshmi të plotë të Martin Skendajt, djalit që kreu krimin e rëndë.

Burimet nga spitali i Fierit tregojnë se në trupin e viktimave janë gjendur shumë plagë, ku Manoli, është ekzekutuar me 7 plumba ndërsa kushëriri i tij, Elisi me 5 plumba. Policia e Fierit ka marrë përsipër ruajtjen e rendit mes dy familjeve, asaj të Manolit dhe të autorit për shkak se gjenden shumë afër.

Autori i vrasjes është djalë i vetëm me dy motra, A, që pretendohet edhe si personi që ka patur lidhje me viktimën dhe një motër më të vogël në moshë. Prokuroria ka kërkuar dëshminë e familjes së ish-burrit të A, për të mësuar se cili ka qenë shkaku i divorcit. Manol Rrapaj u vra vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga Gjermania ku kishte emigruar.

Lexo edhe :  Zjarret po djegin vendin, raportohen 30 vatra aktive

Ndërkohë Elisi jetonte në fshat dhe kishte shoqëruar kushëririn e tij vetëm që të arrinin të shmangnin këtë ngjarje të rëndë që iu mori jetën të dyve. /Fjala.al/

 

 

 

 

Të fundit

“Ndeshjet po shtohen sepse lojtarët janë të pangopur për rroga”

Karl-Heinz Rummenigge ka bërë thirrje publike që gjermanët të mos ankohen kaq shumë për Botërorin e klubeve që u...

Gramsh, të lënduarit transportohen me helikopter drejt Tiranës

Në situatën dramatike që po përjeton Gramshi prej disa ditësh, ka nisur transportimi me helikopter i të lënduarve nga flakët drejt Spitalit të Djegieve...

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve, ka ardhur nga Kanadaja

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat e hershme të Malësisë...

Anglia liron 26 mijë të burgosur: Nuk kemi vend

Mbi 26,000 të burgosur, përfshirë edhe disa me dënime të gjata, janë liruar në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të një programi qeveritar që...

Zbulohet arsyeja pse Cristiano e mban celularin jashtë dhomës së gjumit

Tashmë të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo mban një rutinë rigoroze stërvitore në moshën 40 vjeç, si dhe ndjek udhëzime po aq të...

Lajme të tjera

Web TV