Shkarkohet eksperti/Denoncoi problemet me ndërtimet pas tërmetit në Durrës

Denoncimet e vazhdueshme të ekspertit dhe njëherësh pedagogut Agim Seranaj mbi mënyrën e ndërtimeve pas tërmetit në Durrës e ‘ka paguar’ me shkarkimin nga detyra.

Seranaj ka folur hapur mbi mënyrën se si janë ndërtuar shtëpitë në qytetin e Durrësit, duke kritikuar edhe se si është operuar me pjesën e dëmtuar nga tërmeti.

Gjithashtu, ish-kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetin social, Facebook, përmes të cilit njofton shkarkimin e inxhinierit Agim Seranaj nga detyra e zv.Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë në Universitetin Politeknik.Vetë  Seranaj shprehet për Abc News se nuk i kanë dhënë asnjë argument për shkarkimin.

Sipas Berishës, arsyeja e shkarkimit është sepse kishte shkuar me studentët në Durrës dhe ishte duke thënë të vërtetën për tërmetin dhe për dëmet e tij.

Shkarkimi i Seranajt është firmosur nga Dekani Neritan Shkodrani.