Takimi Partizani-Vllaznia, dalin çmimet e biletave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djelë do të luhen ndeshjet e javës së 17-të të Kategorisë Superiore, ku një nga më delikatet është ajo midis Partizanit dhe Vllaznisë.

Katër takimet e para, Bylis-Luftëtar, Flamurtar-Teuta, Laçi-Tirana dhe Kukës-Skënderbeu do të mbahen në orën 13:00, ndërsa sfida midis “Demave të kuq” dhe shkodranëve do të zhvillohet në orën 16:00.

Ndërkohë, momentalisht faqja zyrtare e klubit të Partizanit në “Facebook” ka bërë publike çmimet e biletave për takimin që do luhet në stadiumin “Selam Stërmasi”, të cilat do të jenë në shitje duke filluar nga dita e nesërme. Bileta me çmimin më të lirë do të jetë 300 lekë, ndërsa me e shtrenjta 1000 lekë të reja.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për kryeqytetasit, të cilët nga vendi i parë ranë në atë të pestin me vetëm dy takime, ku humbën derbin me Tiranë me rezultatin 2-1 dhe takimin me Teutën 1-0.

Rikujtomë që pas humbjes së derbit u shkarkua trajneri italian Franko Lerda dhe se momentalisht drejtuesit e klubit janë duke shikuar mundësitë e zëvendësimit të tij./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV