Turqit nuk heqin dorë nga festimi ushtarak. Reagon UEFA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që pas ndërhyrjes turke në Siri, festimi me stil ushtarak është kthyer në një trend.

Format më të shumta të festimit janë gjendur në futboll, ku ashtu si në ndeshjet e Turqisë përgjatë eliminatoreve të Evropianit, ato janë përsëritur sërish.

Kjo ka sjellë revoltën e organit drejtues të futbollit evropian, UEFA.

Pas gjobës prej 50 mijë euro për kombëtaren turke, UEFA mund të mos mbajë dorën as kundër ekipit të Superligës në këtë vend.

Bëhet fjalë për ekipin e Medipol Basaksehir, të cilët përshëndeten tifozët ushtarakisht pas golit ndaj Wolfsberger në UEFA Europa League. Për këtë veprim, UEFA ka hapur hetimet dhe shumë shpejt mund të merret një vendim final.

Futbollistët bënë gjestin polemik në 24 tetor ndërsa luanin në Stamboll. Pavarësisht se nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar veprimi shihet si një mbështetje e operacioneve ushtarake turke në Siri.

Komiteti Disiplinor i UEFA, i cili hetoi incidentin, dënoi klubin për përshëndetjen ushtarake, duke paralajmëruar Basaksehir për sanksione më të forta nëse veprimi kryhet përsëri.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV