Gjendet në dollapin e një pedofili i mituri që humbi 2 vite më parë

Një 15 vjeçar i humbur dy vite më parë është gjetur nga policia në Gjermani,  në shtëpinë e një burri. Ky i fundit është i dyshuar për veprën penale për pornografi me fëmijë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur qytetin Reklinghauzen në perëndim të vendit, ku pas një aksioni policior në shtëpinë e 44-vjeçarit të dyshuar,  është gjetur adoleshenti i fshehur në dollap. Autoritetet kanë njoftuar se djaloshi ndonëse i mitur nuk është mbajtur kundër vullnetit të tij.

“Aktualisht nuk ka indikacione se djaloshi është mbajtur në shtëpi kundër vullnetit të tij”, -thuhet në deklaratën e policisë.

Tashmë  15-vjeçari ndodhet nën përkujdesën e policisë.

Ai jetonte në Reklinghauzen kur autoritetet e rendit u alarmuan nga telefonata se një i ri është zhdukur. I dyshuari është dërguar në qeli, kurse policia ka konfiskuar pajisjet elektronike nga shtëpia e tij që do të shërbejnë si prova në procesin gjyqësor.

/Fjala.al