Kush janë drejtuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbledhja e parë e Këshillit Koordinues të Diasporës, u zhvillua më 18 dhjetor, e me qëllim diskutimin për ecurinë e mëtejshme të punës dhe funksionimin e këtij Këshilli.

Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, sipas Rregullores së Këshillit, zgjodhën drejtuesit e këtij këshilli. Me shumicë votash, kryetar i këshillit u zgjodh z. Mark Gjonaj, nënkryetare znj. Anila Hyka Smorgrav dhe sekretare znj. Adriana Fishta-Bejko.

Kryetari, z. Gjonaj është përfaqësues i Diasporës shqiptare në SHBA dhe mban postin e këshilltarit në Këshillin e Bashkisë së Nju-Jorkut. I diplomuar në “Saint John’s University”, z. Gjonaj është i pari shqiptaro-amerikan në bashkinë e Nju Jork-ut i zgjedhur që prej 2017. Në vitet 2012-2017, ai ka qenë anëtar i asamblesë së shtetit të Nju Jork-ut. Gjithashtu, është aktivist i hershëm në çështjen e Diasporës shqiptare në shërbime filantropike duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm për kauzën shqiptare.

Nënkryetarja, znj. Smorgrav, e cila përfaqëson Diasporën shqiptare në Francë është profesioniste në fushën e IT-së dhe telekomit. Studimet e saj i mbaroi me rezultate të shkëlqyera në Oslo për IT, ku filloi dhe të punojë si pedagoge pranë këtij institucioni. Është diplomuar dhe me master në MBA në ESCP Evropë, një nga shkollat më prestigjioze të biznesit në Evropë. Njëkohësisht, ajo drejton projekte dhe shërben su konsulente biznesesh të rëndësishme në gjithë Evropën. Prej disa vitesh, znj. Smorgrav është aktiviste e organizatave shqiptare në Diasporë, ku dhe drejton shoqatën franko-shqiptare “Albania” në Paris.

Executive MBA Graduation Ceremony – Class of 2016 – ESCP Europe

Ndërkohë, sekretarja e Këshillit, znj. Fishta-Bejko është mësimdhënëse, autore dhe studiuese shkencore në Kanada. Gjatë 42 viteve si edukatore ka arritur të krijojë raporte me drejtues në fushën e arsimit, prindërve dhe nxënësve, duke pasur influencë pozitive në vende të ndryshme të botës me mësimdhënie në disa shtete. Për arritjet e saj në fushën e arsimit, në vitin 2002, ajo u laureua me çmimin “ëho’s ëho” për kontinentin Amerikan dhe çmimin e dytë për “Emigrant of Achievement”, Calgary, Alberta. Në maj të 2018-ës, ajo u zgjodh kryetare e bordit të shkollës “Foleja e Shqiponjave” në Calgary, Alberta./Fjala.al

Lexo edhe :  Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë dhe vendosjen e sanksioneve

 

Të fundit

U diagnostikua me kancer agresiv, boksierja ndahet nga jeta vetëm 2 javë pas martesës

Boksierja angleze Georgia O’Connor ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 25-vjeçare pas një beteje me kancerin. O’Connor u diagnostikua me...

Chris Brown lirohet me kusht, gjashtë milionë euro garanci

Këngëtari amerikan, Chris Brown, është liruar me kusht nga një gjykatë në Londër, pas një akuze për një incident që ndodhi në vitin 2023,...

DEA thirrje qytetarëve: Na informoni për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë me dije se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve është aktive në vend. Në...

Kuvendi rinis punimet/ Të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve

Pas një mungese të gjatë, të enjten e ardhshme deputetët do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë për seancë plenare. Urdhri për mbledhjen e Kuvendit në...

Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, në një intervistë për Report Tv, ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke ngritur akuza...

Lajme të tjera

Web TV