Burg për adoleshentin nga Korça: Se kam vrarë unë Flamurin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Del para gjykatës adoleshenti 18 vjeçar nga Mborja e Korçës. Ai akuzohet se ka vrarë kushëririn e tij për motive të dobëta.

Akuza ka kërkuar nga gjykata që ta lërë në burg pa afat të riun. Po i njëjtë ka qenë edhe mendimi i gjyqtarit që shqyrtoi masën e sigurisë.

Devis Hoti vazhdon të mos e pranojë aktin makabër që bëri ndaj kushëririt të tij. Historia e përplasjeve mes tyre, në fakt, nuk ka asnjë të dhënë, por policia dhe prokuroria vijojnë të besojnë që kanë prova se autori i vrasjes është i riu.

Ngjarja e rëndë, që ndodhi mëngjesin e së enjtes, tronditi vendin. Shkak u bë masakrimi dhe më pas tentativa për ta djegur trupin e 48-vjeçarit Flamur Duçi.

Policia pretendon se i ka përgjuar në ambiente familjare pjesëtarët e familjes Hoti. Madje mendohet se veç gjurmëve duhet të kenë edhe fakte të tjera. Autopsia e viktimës mësohet se është përfunduar dhe janë përftuar edhe kamionët e parë.

Nuk dihet nëse ka ngjashmëri me autorin e vënë në pranga për vrasjen. Por vijohet të jetë i vetmi i arrestuar për krimin e rëndë. Sipas policisë mësohet se i riu ka shenja në trup. Dyshohet se viktima dhe autori janë përleshur para se ai ta qëllonte me thikën e djathit.

Policia ende nuk e ka gjetur thikën. Mjeti prerës është rrëmbyer në raftin e viktimës! Blutë e Korçës kanë treguar se i arrestuari ka shenja në kokë dhe qafë.

Ai pretendon se është rrëzuar në mal. Janë pyetur i ati, xhaxhai dhe një shoku i tij. Njëkohësisht para arrestimit ështrë marrë dhe lënë i lirë dy herë, ndërkohë është kryer edhe përgjim ambiental.

I ati dhe e ëma pretendojnë se e kanë patur djalin në gjumë në shtëpi në orën që ka ndodhur krimi i rëndë. Po ashtu veç alibisë ata kanë ngritur edhe pretendimin tjetër se janë kushërinj me viktimën.

Lexo edhe :  Kritikoi Britaninë/ Nigel Farage sulmon ashpër Ramën: Hajde merr kriminelët që ke këtu...

Policia dhe as prokuroria ende nuk kanë zbardhur shkakun e kësaj vrasjeje. Po ashtu të dyshuar janë edhe persona të tjerë por i prangosur i vetëm është 18 vjeçari, Devis Hoti. /Fjala.a/

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV