Mësoni 5 faktet më të çmendura për tërmetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1. Tërmeti më i fortë i regjistruar ka ndodhur në Valdivia, në jug të Kilit në 22 maj të vitit 1960. Kohëzgjatja e tërmeti ishte 10 minuta. Magnituda e tij ishte 9.5 i shkallës rihter. Prej tërmetit u shkaktua cunami, prej të cilit u prekën Kili, Hawai, Filipinet, Japonia .

2. San Francisko po zhvendoset drejt Los Anxhelos. Zhvendosja drejt jugut e San Franciskos llogaritet të jetë me rreth 5 cm në vit. Nëse vazhdon me këtë ritëm, dy qytetet do të takohen pas disa miliona vitesh. Sidoqoftë, kjo lëvizje veri-jug do të thotë gjithashtu se pavarësisht frikës, Kalifornia nuk do të zhytet në det.

3. Marsi nuk është muaji i tërmeteve, përkundër asaj që disa njerëz besojnë. Pavarësisht se në 28 mars 1964, gjiri i “Princi William” në Alaska, përjetoi një tërmet me magnitudë 9.2 të shkallës rihter. Një prej tërmeteve më të mëdha që shkaktoi humbjen e jetës të 125 njerëzve dhe 311 milion dollarë dëme materiale.

Në 9 mars, ishujt Andreanof në Alaska u goditën nga një tërmet me magnitudë 9.1 të shkallës rihter. Por tre tërmetet më të mëdha ndodhën në muajt shkurt, nëntor dhe dhjetor. Tërmeti shkatërrues në Kili i viti 2010 ndodhi në 27 shkurt. Tërmeti i shkatërrues me magnitudë 9.3 që shkaktoi cunamin në Oqeanin Indian në vitin 2004 ndodhi në 26 dhjetor.

4. Ka rreth 500,000 tërmete në vit në të gjithë botën, siç raportohet nga institutet e specializuara. Rreth 100,000 prej tyre mund të ndjehen nga njerëzit. Shumica prej tyre nuk ndihen nga njerëzit, dhe vetëm 100 prej tyre mund të shkaktojnë dëme. Çdo vit në Kaliforninë e jugut ndodhin rreth 100 mijë tërmete, shumica nuk ndjehen nga njerëzit.

Lexo edhe :  Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

5. Dielli dhe hëna shkaktojnë tërmete. Prej kohësh është e njohur që ato krijojnë baticë në koren e planetit. Këto batica janë versione shumë të vogla të baticave të oqeanit. Një qytet në Kili u zhvendos me 10 metra pas një tërmeti masiv me magnitudë 8,8 të shkallës riter, më 27 shkurt, 2010.

Ky tërmet gjithashtu mendohet se ka ndryshuar paksa rrotullimin e planetit dhe shkurtoi gjatësinë e ditës./fjala.al/

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV