Eleni Fouriera për herë të parë në skenën Shqiptare

Eleni Fouriera ngjitet për herë të parë në një skenë Shqiptare. E bukur, e talentuar, një zë shpërthyes bëri që të sjell një atmosferë të jashtëzakonshme.

Eleni Fouriera këndoi  në Festivalin e 58-të hitet e saj te cilat i dhanë energjinë e nevojshme spektaklit. Bashkë me balerinat Eleni dha një performance që nuk mund të harrohet kollaj. Ajo ka lindur në qytetin e Fierit dhe është transferuar më pas në Vlorë. Nuk kaloi shumë kohë dhe u largua përgjithmonë në Greqi ku shkëlqeu me karrierën e saj dhe u bë e njohur në gjithë Europën me hitin “Fuego”

Është fituese çmimit te dytë në Eurovizion. Duke u munduar të flas Shqip Eleni thotë: “Ju dua shumë, jam shumë e lumtur që jam në Shqipëri, në Tiranë”.

Moderatorja Alketa Vejsiu e quan Elenin “Beyonce Shqipëtare”

Më pas i kërkoj të këndonte në Shqip dhe Eleni këndon dy këngë të vjetra Shqpëtare

“Do mar çiften, do dal për gjah”dhe “Nën një portokalle”

Duke falënderuar publikun Eleni u largua nga skena/ Fjala.al/

Përgatiti: Enkeleda Fishekaj