Finalja me Lazio-n, Sarri dëshiron Superkupën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i klubit italian të Juventus, Maurizio Sarri, e thotë hapur tashmë se për “Bardhezinjtë” ndeshja për Superkupën e Italisë është një lojë shumë e rëndësishme.

Sipas tij mundësia e ngritjes së kupës e bën lojën me Lazion shumë të veçantë, duke theksuar edhe se të “Kaltrit” janë skuadra e vetme që kanë arritur që të mposhtin Juventusin e Ronaldon së në këtë sezon, shkruan media italiane “Ansa it futboll”.

“Ai është një kundërshtar i fortë si teknikisht ashtu edhe fizikisht dhe në një garë të thatë ai është edhe më i rrezikshëm”- ka shtuar tekniku i  Juves.

Sipas Sarrit edhe Juventus ka nevojë për shumë përmirësime, gjë të cilin e ka thënë me nota humori, ku ka theksuar edhe faktin se propozimet e tij kanë shkuar në veshin duhur.

“Unë kam qenë duke shijuar veten kohët e fundit në stërvitje dhe në lojë, sepse skuadra po përpiqet të luajë futbollin që propozova dhe sepse ende mund të rritemi përkundër mangësive”-u shpreh ai.

Maurizio Sarri nuk fsheh as faktin se “Bardhezinjtë” kanë bërë edhe mjaft gabime, por shton se janë bërë goxha ndryshime për t’i përmirësuar ato gafa.

“Ne kemi ndryshuar shumë në drejtim të lartësisë mbrojtëse dhe çuditërisht ne marrim gola kur jemi të ulët. Ishte diçka që është e vështirë për mua ta kuptoj dhe duhet të punojmë në të”-tha ai ish tekniku i Chelsea.

Në lojën që Juventus do të zhvillojë nesër do të ketë në formacion edhe kapitenin Chiellini, i cili ka qenë në një periudhë të gjatë pauze nga një dëmtim që kishte marrë, ndërsa shton se Sami Khedira sapo është operuar dhe nuk do mundet të jetë pjesë e kësaj përballjeje, duke mbetur kështu momentalisht në Torino.

Lexo edhe :  PSG do të shtangë botën: 250 mln euro për yllin e Premier League

“Szczesny është në dispozicion, De Sciglio gjithmonë ka qenë mirë, Ramsey dhe Costa duhet të rriten fizikisht”u shpreh Maurizio Sarri./Përshtati në shqip: Fjala.al/

Të fundit

Hapësirat publike, Bashkia Tiranë: 20 mijë m² u rikthehen qytetarëve

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultatet e para konkrete. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit...

Lojtari shqiptar bie dakord me Igli Taren, gati kontrata 2,4 mln euro në vit te Milani

Milani ka bërë një hap të rëndësishëm drejt nënshkrimit të mesfushorit zviceran Ardon Jashari, pasi agjentët e lojtarit u takuan sot me drejtorin sportiv...

Mandati Lapaj-Shabani, flet djali i Ana Dajkos: Nëna ime…

Debati për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të përshkallëzohet, me përfaqësuesit kryesorë të tij, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11...

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se “6 ditë 32 ton...

Lajme të tjera

Web TV