Fisi i rrallë në Indonezi, “kanibalët” që shpiku media

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata janë banorët e Uest Papua. Kjo është një zonë në Indonezi dhe askush nuk dinte asgjë në lidhje me ta deri në vitin 1970. U emërtuan Korovai dhe jetojnë sot e asaj dite në fise. Ata flitet që janë kanibal.

Ata në fakt ushqehen me insekte, por thuhet se jetojnë edhe majë pemëve. Emërtohen dhe konsiderohen kanibalë, por në fakt asnjëherë nuk u panë të konsumojnë mish njeriu. Zbulimi i tyre erdhi në saj të një rasti kur një fotograf u përball me ta.

Ai i fiksoi në aparatin e tij plot 50 vite më parë dhe që prej asaj dite banorët e fiseve Korovai janë bërë objekt i shqyrtimeve të ndryshme për të kuptuar se si jetojnë. Janë konstatuar shtëpitë majë pemëve.

Edhe të ushqyerit e tyre me rrënjë, insekte dhe gjithçka që vjen nga toka. Po ashtu ata jetojnë bashkë të gjithë por që asnjë fakt nuk çon tek kanibalizmi i tyre.

U konsideruan të tillë nga mënyra se si jetonin dhe vendbanimet e tyre por si duket askush s`ka mundur tu afrohet për të parë se si jetojnë në të vërtet.

Rreth një vit më parë, BBC bëri një dokumentar për fisin indigjen! Por më vonë u mësua se shtëpitë ishin ndërtuar në pemë. Këto shtëpi u tha në fakt se janë bërë për hir të dokumentarit, dhe se nuk ishin vërtet të banorëve.

BBC kërkoi falje për incidentin. Por ata vazhdojnë sot e asaj dite të konsiderohen kanibalë.

Kohët e fundit është mësuar, madje, se këta banorë paguheshin nga gazetarët perëndimorë që të jetonin në pemë e të rrinin lakuriq për fotot, edhe pse në fakt nuk ishte pjesë e stilit të tyre të jetës.

Lexo edhe :  Si e bëri Lisbona veten të parezistueshme për turistët

Megjithëse nuk jetojnë nëpër pemë, ata jetojnë vërtet në xhungël, dhe nuk kanë akses ndaj ilaçeve. Çdo sëmundje e shërojnë me barna rrethanore, dhe në fakt e kanë të lartë vdekshmërinë. Këto janë fakte që janë mësuar ndërkohë që fisi ka marrë vëmendje të madhe nga mediet ndërkombëtare. /Fjala.al/

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Tension në dasmën e Jeff Bezos, çfarë ndodhi me Kris Jenner dhe partnerit të saj?

Dasma madhështore e miliarderit Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nuk u shpëtoi dramave të botës së famshme. Gjatë ceremonisë luksoze, e cila mblodhi personalitete...

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

1792 – “Marsejeza”, kur një këngë lind nga gjaku dhe ngrihet mbi flamuj

Nga Leonard Veizi Ka këngë që lindin në dhoma të heshtura dhe harrohen mes letrash. Kashtu siç ka çaste në histori kur një këngë nuk...

Lajme të tjera

Web TV