Kuba zgjedh pas 40 vitesh kryeministrin e saj të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuba do të ketë kryeministrin e parë të saj, pas 40 viteve.

Presidenti Miguel Díaz-Canel ka emëruar në postin e kryeministrit Manuel Marrero Cruz, që mban edhe detyrën e ministrit e Turizmit.

Ideja për të pasur një kryeministër është hedhur në skenën politike që në vitin 1976 nga lideri i atëhershëm revolucionar Fidel Castro.

Kushtetuta e re e miratuar në fillim të këtij viti përcaktoi edhe postin e kryeministrit.

56-vjeçari Marrero do të marrë përsipër disa nga përgjegjësitë që aktualisht i ushtron presidenti.

“Kreu i qeverisë do të jetë dora e djathtë administrative e presidentit të republikës”, shkruan mediat kubane .

Megjithatë, kritikët janë skeptikë. Ata shprehen se çdo ndryshim i tillë është thjesht kozmetik pasi Partia Komuniste dhe ushtria janë institucionet që do të kontrollojnë vendin.

Si u emërua kryeministri i ri?

Mediat kubaneze e përshkruajnë Marreron, një politikan që rrjedh nga industria e turizmit, një nga burimet kryesore të zhvillimit ekonomik të Kubës.

Në vitin 2000 ai u bë president i grupit të turizmit që drejtohej nga ushtria Gaviota, hotelet e të cilit janë subjekt i sanksioneve amerikane nën administrimin e Trump.

Marrero u emërua ministër i turizmit në vitin 2004 nga Fidel Castro dhe që prej asaj kohe me politikat e tij ai ka ndikuar në zhvillimin e turizmit të Kubës. Mbetet ende e paqartë nëse kryeministri do të vijojë të mbajë edhe postin e ministrit të Turizmit./Fjala.al/

Të fundit

Mjekët e QSUT realizojnë ndërhyrjen e rrallë kardiokirurgjikale, Rama: Rast suksesi

Mjekët e QSUT-së kanë realizuar për herë të parë në Shqipëri një ndërhyrje të rrallë kardiokirurgjikale. Ndërhyrja është realizuar...

Pandemia e vetmisë: Duhen fajësuar rrjetet sociale?

E mira kryesore që kanë rrjetet sociale në jetën tonë është fakti që mund të na lidhin me njerëzit në të gjithë botën në...

Titulli kampion “çështje” e kryer, Inzaghi i beson Asllanit në rotacionin e Serie A

9 pikë plus vendit të dytë, për më tepër me një ndeshje më pak, shifra këto që i japin luksin trajnerit Inzaghi të bëjë...

E gjithë familja Meta e dyshuar! Zbardhen detaje të reja nga krimi horror në Durrës

Shtatë persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës ku 19-veçarja Hygerta Meta dyshohet se vrau babain...

Marrin pjesë në 135 koncerte në një vit, çifti në Maryland thyejnë rekordin botëror

Një çift nga Maryland treguan entuziazmin e tyre për muzikën ‘live’ kur thyen një rekord botëror Guinness duke ndjekur 135 koncerte në një vit...

Lajme të tjera

Web TV