Liverpool kampion bote Kloop: Është e pabesueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata vazhdojnë të jenë në majën e futbollit jo vetëm në Europë. Kanë mundur të fitojnë edhe përballjen për trofeun e fundit e ndër meritat më të mëdha i ka trajneri i tyre.

Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes, si gjithnjë i matur dhe duke respektuar kundërshtarët.

Por Liverpool-i i tij, pasi atij eliminimi spektakolar që i bëri Barcelonës në fazën e gjysmë finaleve, duket që s`njeh kundërshtar as këtë vit.

Ndonëse synimi është fitimi i kampionit anglez, Liverpool dhe Klopp duan të fitojnë gjithçka.

Kështu ata u shpallën për herë të parë fitues të kupës së botës për klube. “The Reds” mposhtën Flamengon 1-0 në finale.

Por pas ndeshjes, Jurgen Klopp ka folur për këtë arritje nga skuadra e tij.

Tekniku gjerman tha se skuadra e tij është jashtëzakonisht e lodhur pas këtij triumfi, por kjo ‘sakrificë’ ia ka vlejtur.

“Jemi të gjithë të lodhur nga një ndeshje e vështirë” ka thënë Klopp.

“Ishte performancë e jashtëzakonshme dhe ndeshje shumë e vështirë, kundër një kundërshtari të mirë” shtoi gjermani.

“Ne kemi bërë shumë gjëra të mira! Është e pabesueshme kaq shumë momente të mira futbolli” ka thënë ndër të tjerash trajneri i ‘Reds’.

Ishte braziliani i talentuar Roberto Firmino, lojtari që shënoi golin e vetëm të takimit dhe të fitores për Liverpool, duke e vënë skuadrën e tij në krye të botës së futbollit.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV