Klopp reagon pas humbjes ndaj Tottenham: “Nuk kam parë kurrë padrejtësi më të madhe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpooli rezistoi me 9 futbollistë deri në minutën e gjashtë shtesë, por autogoli i Matip i dhuroi fitoren Tottenhamit në një sfidë të zjarrtë dhe të luftuar. Ku nuk munguan gabimet në gjykim, duke shkaktuar polemika të shumta.

Dy kartonë të kuq për Curtis Jones (26’) dhe Diogo Jota (69’) dhe një gol i anuluar padrejtësisht i Luis Diaz (34’), që do kalonte Liverpoolin në avantazh, kanë tërbuar Jurgen Klopp. Dhe gjithë tifozët e The Reds.

Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) pranoi gabimin e teknologjisë VAR në rastin e golit të anuluar të sulmuesit kolumbian. Duke e cilësuar një gabim të rëndësishëm njerëzor.

Trajneri gjerman theksoi pas ndeshjes se ndihet më shumë se krenar për paraqitjen heroike të djemve të tij. Edhe pse është i vështirë për t’u pranuar një gjykim i tillë.

“Nuk kam qenë kurrë kaq krenar për ekipin tim. Unë nuk kam parë kurrë një ndeshje me kaq shumë episode të padrejta si kjo, u morën vendime të çmendura!

Shënuam një autogol që është i rëndë të gëlltitet, por jam krenar për të gjithë. Te kartoni i parë i kuq, Jones shkon drejt topit, nuk është një ndërhyrje aq e dhunshme.

Duket ndryshe kur e sheh me përsëritje, Jones ishte i pafat. Kartoni i parë i verdhë i Diogo Jotas nuk ishte kurrë i verdhë. Më pas e mori të dytin sepse mbrohet me tetë lojtarë pas tij.

Nuk kam parë kurrë një lojë më të padrejtë se kjo kundër Tottenhamit. Goli i Diaz nuk ishte i parregullt“, u shpreh Klopp, thellësisht i zhgënjyer për një ndeshje plot episode që do të diskutohet gjatë në ishull.

Të fundit

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Jo heroinat, por gratë e lira/ Biografia e re e Mari Kyri

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, takuam Dava Sobel, autore e një biografie të Mari Kyri nga një këndvështrim i ri... Giada...

Lajme të tjera

Web TV