Shuhet aktorja e mirënjohur, Marika Kallamata, “Artiste e Merituar”

Ajo është fiksuar në celuloid me shumë role karakteri. Në skenën e teatrit gjithashtu ka luajtur shumë role të tjera. Jetoi 89 vjet, por sot u nda nga jeta.

Kështu është larguar nga kjo botë aktorja e njohur shqiptare, “Artiste e Merituar”,  Marika Kallamata.

Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë.

Në nder të aktores, do të mbahen homazhe nesër nga ora 11.00 deri në 13.00. Homazhet do të mbahen pranë Arturbina.

Marika Kallamata u lind në Fier më 17 nëntor 1930. Pas 60 roleve të luajtura në teatër dhe kinema ajo konsiderohet nga aktoret më të njohura shqiptare.

Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet. Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Ndërkohë Ministria e kulturës Elva Margariti shkruan në faqen e saj ne facebook:

Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave.

Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…!

U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi!

Homazhet do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00”.

Lexo edhe :  PIKTURA E DITËS/ "Portret i Nënë Terezës"- Vepër e piktorit Agron Bytyçi

Disa nga rolet që ka interpretuar:

Një baba tepër (2000) (TV)

Vitet e pritjes – (1990)

Fjalë pa fund (1986), nëna e Magdalenës

Gabimi (1986)

Fillim i vështirë – (1986), nëna e Zanës

Kur hapen dyert e jetës – (1986), nëna e Bardhylit

Ëndërr për një karrige (1984) – Ishja

Nxënësit e klasës sime (1984), Nëna e Norës

Kur xhirohej një film (1981)

Ballë për balle (1979)

Fëmijët e saj (1957) ….