Tërbohet moti në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq ka përfshire edhe Britaninë e Madhe. Një tornado ka goditur rajonin e Surrey, në Anglinë juglindore. Ndërkohë më shumë se 90 paralajmërime për përmbytje vijojnë të jenë aktuale në jugun dhe lindjen e Anglisë në rajonet e Midlands dhe Yorkshire.
Zjarrfikësit thanë që shumë shtëpi dhe makina janë dëmtuar. Sipas meteorologëve pritet të ketë më shumë se 30 mm reshje shiu, duke përkeqësuar situatën në zonat që tashmë janë në situatë emergjence. Rreth 91 paralajmërime dhe 237 alarme për përmbytjet janë publikuar në Angli.
Shoferët janë këshilluar që paraprakisht të kontrollojnë rrugët që do të udhëtojnë nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme dhe parashikimit të motit në media. Në zonën e Cherstey në rajonin e Surrey u dërguan katër zjarrfikëse për të riparuar çatitë e dëmtuara nga tornadoja.
“Tornadoja më shkatërroi çatinë. Në të kaluarën ajo i ka rezistuar motit të keq. Për fat të mirë askush nuk u lëndua dhe kolegu im ka arritur ta rregullojë atë. Një nga fqinjëve të mi tornadoja u ka shkatërruar dritaret. Objekte të ndryshme si trampolinat kanë fluturuar p♪7r shkak të erërave të forta dhe tani ndodhen nëpër kopshtet tona”- tha një banor i Chertsey.
Tornado filloi pasi rrugët ishin përmbytur dhe linjat hekurudhore ishin bllokuar ditën e premte.
“Për shkak të reshjeve të dendura, shiu i kësaj fundjave mund të shkaktojë probleme, pasi toka është tejngopur nga lagështia. Gjithashtu priten erëra të forta”- tha meteorologu Alex Deakin nga “Met Office”.
Ian Nunn, nga Agjencia e Mjedisit, tha se moti në jug të Anglisë pritej të përkeqësohej brenda natës.
“ Momentalisht situata duke më e qetë, por priten rreth 20 mm reshje shiu, prandaj situata mund të përkeqësohet gjatë natës. Gjithashtu edhe dita e hënë parashikohet të jetë e karakterizuar me reshje shiu”- tha Ian Nunn, nga Agjencia e Mjedisit./fjala.al/
Burimi: BBC

Të fundit

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, Italia më e preferuara

Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, me mbi 4.4 milionë udhëtime të kryera...

Një emërim gjyqësor i pamatur vë Senatin përballë një prove

Nga David French Republikanët në Senat mund të jenë në prag të dorëzimit më të rëndësishëm ndaj Presidentit Trump deri më sot — dhe nuk...

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani (EMRI)

Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike,...

Bypass-i i Vlorës/ Rama ndan pamjet: Bukur dhe pastër (VIDEO)

Bypass-i i Vlorës është një segment kyç për turizmin bregdetar, sidomos gjatë sezonit turistik redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në...

“Turizmi rritet, por gjithnjë e më shumë dyer biznesesh po mbyllen!”

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale, shprehet  se turizmi në Shqipëri po rritet me shumë turistë të huaj që vijnë...

Lajme të tjera

Web TV