Tronditet Italia, djali i regjisorit të famshëm aksidenton dy vajza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tragjedi romane. Kështu mund të perceptohet gjithçka ka ndodhur orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Romën veriore, kur dy vajza humbën jetën. Ishin vetëm 16 vjeç. Të dyja nxënëse të së njëjtës shkollë, dhe një sportiste e njohur e tjetra nxënëse e shkëlqyer.

Dy vajzat janë përplasur nga një mjet. Kanë humbur jetën në vend. Madje dyshohet se pas përplasje së parë fatale që iu ka dhënë makina e aksidentit, edhe mjete të tjera të kenë shkelur mbi trupat e tyre. Aksidenti i tmerrshëm ka tronditur gjithë Italinë. Policia, prokuroria, shoqëria italiane por edhe kinematografia vendase janë të shokuara nga kjo ngjarje.

Ngjarja, sipas medieve vendase, është regjistruar në “Ponte Milvio”. Një “Renault Koleos” mendohet se ka kaluar semaforin me ngjyrën jeshile por drejtuesi i mjetit duket se ka bërë një gabim.

Ai nuk ka ngritur kokën të shikojë rrugën dhe në atë moment kanë qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës Gaia dhe Camilla, dy shoqet adoleshente. Mjeti i ka marrë para dhe menjëherë djali që drejtonte makinën ka pësuar gjendje të fikëti dhe nuk është përmendur për orë me radhë.

Me kot ambulancat dhe policia kanë tentuar t`u japin ndihmë dy vajzave. Që të dyja kishin ndërruar jetë në rrugë.

Po pse gjithë kjo tronditje nga ky aksident?

Pietro Genovese

Sipas të dhënave që vijnë nga mediet italiane, bëhet me dije, se djali që ka kryer aksidentin fatal është një 20 vjeçar, Pietro Genovese. Mjaft i njohur. Është djali i regjisorit të famshëm italian Paolo Genovese.

Por përveçse njihet nga i ati, autori i aksidentit të mbrëmshëm, është një 20-vjeçar roman që ka bërë bujë për fushatën e rrallë kundër kancerit të zorrëve. Është në shkollë të mesme dhe luan regbi. Mbase një prej të rinjve më premtues për sa i përket angazhimit qytetar. Ai është përmendur vetëm në spital, ndërkohë që mjekët kishin kryer veprimet e para që lidhen me analizat për alkool dhe lëndë narkotike.

Ende nuk është folur nëse djali ka qenë nën efekte të tilla, por ka dyshime që telefoni të jetë shkaktari kryesor. Mediat vendase flasin edhe për një mot të keq. Në atë moment kur ka ndodhur aksidenti sapo kishte nisur një stuhi e frikshme shiu.

Lexo edhe :  Ka rënë prodhimi, prishet moti në Brazil, shtrenjtohet kafeja në Shqipëri?

Në fakt gjithë Italia është nën pushtetin e shiut. Pietro nuk ka dhënë asnjë shpjegim se çfarë ka ndodhur. Por policia sapo ka shkuar në vendin e ngjarjes i ka sekuestruar telefonin.

Hetimet

Dy mendohet që janë shkaqet e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në Romë. Policia po heton shpejtësinë tej normave të lejuara për atë zonë, përdorimin e telefonit nga ana e 20-vjeçarit dhe ndikimin nga substanca apo pije alkoolike. Sipas të dhënave që vijnë nga mediet lokale të Romës bëhet me dije se autori i aksidentit vijon të jetë në poliklinikën “Umberto I” por deri në mesditë nuk ka mundur të japë shpjegime.

Roberto Felici është prokurori që ka asistuar të gjitha veprimet në vendin e krimit ndërsa në orën 06.30 minuta trupat e dy vajzave janë dërguar në morg. Janë marrë në pyetje të njohurit e vajzave, ndërkohë ka dyshime që edhe mjetet të tjera t`i kenë goditur vajzat.

Prokurori Felici ka urdhëruar bllokimin e të gjitha kamerave të asaj pjese rruge për të mësuar nëse ndonjë makinë është përfshirë në ngjarje dhe është larguar. Të dhënat flasin se vetëm një burrë ka parë ngjarjen dhe më pas është ndaluar duke lajmëruar edhe policinë.

Telefoni i Pietros dhe kamerat do të jenë të vetmet fakte që do të zbardhin ngjarjen e rëndë të Ponte Milvios, në Romën Veriore të pas mesnatës së të shtunës.  Dy vajza Gaia Von Fraymann dhe Camilla Romagnoli, banuese shumë pranë vendit të ngjarjes, nuk mundën të festonin.

Roma humbi një volejbolliste të talentuar, ndërsa shkolla e mesme klasike De Santis humbi një nxënëse të shkëlqyer. Kështu flitet për dy viktimat që tronditen gjithë opinionin italian e jo vetëm me fatin e keq të asaj prite fatale që iu bëri makina dhe errësira. /Fjala.al/

Të fundit

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve...

Gjermania që ne njihnim është zhdukur

Së fundi mora një makinë me qira në Las Vegas, isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbuluar zgjedhjet. Agjenti në sportel...

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

Ekspertët pohojnë se ajo heq në mënyrë të sigurt mykun dhe pluhurin nga shtëpia Shkencëtarët nga NASA kanë ndarë një listë të bimëve që besohet...

Media gjermane/ Artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara, i tërheq mbrapsht

"BurdaForward GmbH", kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e...

Çmim i kripur/ Ja sa ka kushtuar fustani në daljen e fundit të Bora Zemanit

Përveçse është një nga moderatoret më të njohura dhe të përfolura, Bora Zemani shpesh di të rrëmbejë vëmendjen edhe me veshjet me të cilat...

Lajme të tjera

Web TV