Ema Qazimi pas 20 vitesh rikthehet  në skenë

“Më keni munguar shumë” thotë diva e këngës shqiptare mes emocionesh të shumta, pasi këndoi këngën e saj legjendare “Shqipëri o vendi im”.

Kjo ishte dhe një nga surprizat e natës së tretë në Festivalin e 58-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

”Ishte fjala magjike e Vera Grabocka“, sqaroi Ema Qazimi, – “ Duhet të rilindësh” më tha. “Pas 20 vjetësh është shumë e vështirë. Por është e vështirë të ndahesh dhe nga ju”.

Ema Qazimi falënderoi publikun për të gjitha duartrokitjet që i kanë dhënë në vite.

“Një kupë mirënjohjeje për Ema Qazimin”, tha Alketa Vejsiu.

Dhe përveç kupës edhe një buqetë me lule.