Erdogan lëshon alarmin: Nuk po i përballojmë dot më emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk Erdogan shprehet se situata e  fluksit të emigrantëve po bëhet e papërballueshme për Turqinë.

Vendi i tij po strehon rreth 3,7 milionë refugjatë të tjerë, ndaj i ka kërkuar ndihmë komunitetit ndërkombëtar.

Turqia nuk mund ta përballojë një valë të re refugjatësh nga Siria, ndaj ka kërkuar ndihmën e vendeve evropiane.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha të dielën se rreth 80 mijë emigrantë po tentojnë të mbërrijnë në Turqi për t’i shpëtuar bombardimeve ruse dhe siriane në provincën veriperëndimore e Idlibit.

“Nëse nuk ndalet dhuna ndaj banorëve të Idlibit, ky numër do të rritet edhe më shumë. Në atë rast, Turqia nuk ka për ta mbajtur e vetme këtë peshë. Pasojat negative të presionit ndaj nesh do i ndjejnë të gjitha shtetet evropiane, sidomos Greqia”, deklaroi Erdogan.

Ankaraja aktualisht strehon rreth 3,7 milionë sirianë apo numrin më të madh të refugjatëve në botë.

3 milionë të tjerë jetojnë ende në provincën e Idlibit, rajoni i fundit sirian që kontrollohet nga luftëtarët rebelë dhe xhihadistët e rreshtuar kundër presidentit Bashar al-Asad.

Të fundit

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50...

23 gusht 1942 – Nazistët hidhen mbi Stalingrad, lufta ku mbetën 2 milionë të vrarë

Lufta e Stalingradit ishte një nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më vendimtare të Luftës së Dytë Botërore. Ajo filloi në...

Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Pasi tha më herët sot se do të bënte një njoftim të madh në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbuloi nga aty...

Horoskopi ditor, 23 Gusht 2025

Dashi  Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të...

23 gusht 1939 – Firmoset pakti i mossulmimit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop

Pakti Molotov-Ribbentrop, i njohur gjithashtu si Pakti i Mos-sulmimit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, u firmos më 23 gusht 1939, në Moskë. Ai përfaqësoi...

Lajme të tjera

Web TV