Flet Ludmilla e vërtetë e Çernobilit/ Tregon tmerrin e rrezatimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seriali i famshëm ‘Chernobyl’ fitoi tre çmime Emmy, risolli historinë e shpërthimit dhe pasojave të tmerrshme të Çernobilit të vitit 1986 në Ukrainë.

Gruaja e cila është edhe në qendër të këtij seriali, Lyudmila Ignatenko, gruaja e njërit prej zjarrfikësve të vdekur në këtë shpërthim, nuk pranoi që t’i tregonte historinë e saj, organizatorëve të serialit për shkak se i druhej ‘sulmeve’ në media.

Por, së fundmi ajo ka folur për herë të parë për BBC-në.

Ludmilla shprehet me lot në sy kur kujton momentet e fundit që kaloi me bashkëshortin përpara se ai të vdiste në Çernobilin e tmerrshëm, si një prej shumë zjarrfikësve që vdiqën pas atij shpërthimi të tmerrshëm.

Ai më dhuroi tre karafila nga jastëku i tij. Ato ishin lulet e fundit që ai më dhuronte mua. Do ta kujtoj deri në fund të jetës sime se si qëndruam të dy në dritare. Ne nuk e dinim që ky ishte momenti ynë i fundit që ne rrinim bashkë”, kujton me lot në sy Ludmilla.

Ajo është akuzuar se dashje pa dashje ka vrarë foshnjën e saj, se ka qëndruar afër bashkëshortit, pranë zonë me rrezatim që çliroi shpërthimi i Çernobilit.

Jam akuzuar se kam vrarë foshnjën time duke qëndruar afër zonës së rrezatimit, kur isha shtatzënë. Por, më thoni ju si mund ta lija burrin tim? Mendoja se foshnja ishte e sigurt brenda meje. Ku dinim gjë ne për rrezatimin?”, thotë Ludmilla, foshnja e së cilës vdiq 4 muaj pas lindjes.

Të fundit

Kina nis ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë

Kina ka filluar ndërtimin e një prej projekteve më të mëdha energjetike në historinë e saj: një hidrocentral monumental...

Mosmirënjohësit dhe fati i tyre: Kur drejtësia nuk ka nevojë për hakmarrje

Nga Fejzo Subashi Një reflektim mbi plagët që sjell mosmirënjohja dhe heshtja që zgjedh njeriu i drejtë përballë saj. Ka njerëz që gjithë jetën e tyre...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Lajme të tjera

Web TV