FOTO/ 15 mënyra si të modeloni flokët për festat e fundvitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festat e fundvitit janë ndoshta pjesa më e shumëpritur e sezonit të dimrit. Si çdo festë look-u është një pjesë shumë e rëndësishme sidomos për femrat, disa nga modelet që parashikohet se do të jenë në ‘mod’ këtë fundvit janë këto 15 modele si më poshtë:

“Pearl Headband”

Rrethi me perla ka qënë në trend gjatë gjithë vitit dhe sigurisht që do të jetë një nga aksesorët që do mund të përdoret edhe gjatë festës së fundvitit.

Lyeni flokët me një xhel dhe më pas rrëshqisni rrethin në kokë.

 

 “Halo Braid”

Për më shumë pamje engjëllore këtë sezon festash patjetër është gërsheti dopio me tela ari. Mos harroni të siguroni mirë topuzin në mënyrë që gjithçka të qëndojë në vend.

 

“Wet Hair”
Në qoftë se keni menduar për të provuar flokët e lagur, merrni parasysh se ky është momenti i duhur. Është një ‘look’ perfekt elegant për çdo rast feste. Gjithcka që ju duhet është të punoni me një krem xhel përmes flokëve pak të lagur dhe në fund të shtoni një llak për shkëlqim.

“Waterfall Braid”
Ju me siguri shihni gërshetat si ujëvara çdo ditë në “Instagramin” tuaj, dhe kjo sepse ato duken shumë mirë. Në vend që të siguroni bishtalecin tuaj me një kapëse flokësh mbajeni atë në vend me një fjongo dhe kështu ‘look-u’ juaj është i përfunduar.

“Beach Waves”
Kaçurrelat e plazhit janë gjithmonë në ‘mod’ dhe s’kanë për t’u larguar kurrë. 1) Sepse ato janë të lezetshëme dhe nuk të mundojnë shumë, 2) Ato mund të punohen në të gjitha gjatësitë e flokëve. Me një mash ktheni flokët tuaj dhe pastaj vendosini pak llak, kështu do të keni kaçurrela plazhi të përkryera.

View this post on Instagram

Reunited With BB @jennadewan

A post shared by Makeup Artist Patrick Ta (@patrickta) on

“Classic Braid”
Nuk është e nevojshme të jeni shum ‘extra’ me modelin tuaj të flokëve këtë vit. Ndonjëherë, një bishtalec i thjeshtë, klasik është gjithçka që ju nevojitet. Jo vetëm që është e lehtë për t’u krijuar, por gjithashtu duket vërtet e lezetshëme. Mos harroni të lyeni flokët me një xhel para se të dilni.

“Bedazzled Hair Pins”
Karficat na kanë shoqëruar gjatë gjithë sezoneve të këtij viti, sigurisht sepse janë kaq klasike dhe shumë të thjeshta për tu kombinuar. Flokët me onde të mëdha dhe disa karfica janë gjithashtu një zgjedhje perfekte klasike.

“Half up, half down”
Modeli i flokëve gjysmë lart e gjysmë poshtë është super elegant dhe nuk do t’iu marrë orë për tu bërë gati. Para se të shkoni jashtë, vendosni llak në flokë në mënyrë që të vazhdojë të ketë pamjen e njëjtë dhe pas disa orësh.

“High Ponytail”
Një bisht i thjeshtë sipër kokës nuk është kurrë jashtë mode, përvec se nuk të merr shumë kohë është dhe shumë i thjeshtë për tu krijuar. Pasi të keni kapur bishtin rrotulloni flokët e sapo dalë në një dizajn të lezetshëm me një xhel.

“Modern Lob”
Sigurisht, mund të ndjeheni sikur nuk keni një ton opsionesh për stilim kur nuk keni një flokë të gjatë por në të vërtetë është më lehtë të stiloni një prerje flokësh të shkurtër. Shtrini me pjastër flokët dhe jepini një valëzim të lehtë fundeve nga jashtë dhe në fund vendosni një karficë.

“Topknot Bun”
Harrojeni atë topuz të shkëlqyeshëm, të stilit balerinë dhe që përcjell vibrime madhështore të një vajze të mirë. Tashmë shumë klasik dhe shumë në ‘mod’ është topuzi i çrregullt me balluke që sigurisht do e shihni në festat e fundvitit.

“Fishtail Braid”
Një gërshet kurrizpeshku është perfekte për festat. Mund t’iu marrë pak kohë por sigurisht që do t’ia vlejë.

“Pearl Clip”
Në vend që të vishni perla rreth qafës ose veshëve këtë sezon, vishini ato në flokët tuaj. Një kapje e thjeshtë e flokut dhe vendosja e këtij aksesori në flokë do ta bëjë ‘look-un’ tuaj të duket 10 herë më i bukur.

“Teased Ponytail”
Flokë të valëzuar dhe me plotë volum mund ti kapni shumë thjeshtë bisht dhe ‘look-u’ juaj është përfunduar.

View this post on Instagram

The waves living their best pony life ?

A post shared by AMBER FILLERUP CLARK (@amberfillerup) on

“Sideswept Curls”

Nëse ndiheni sikur kaçurrelat tuaja nuk janë shumë voluminoze gjatë gjithë dimrit, provoni të krehni flokët, perfundimi, flokë shumë ‘extra’ për festë. /Fjala.al

Të fundit

Mbyllja e TikTok-ut për 1 vit në Shqipëri, nis procesi tekniko-ligjor

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe disa institucione të...

Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në Himarë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme në Himarë, duke theksuar se ky proces...

Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm, ofron mundësi të shumta

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për fillimin e shërbimeve të Starlink në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për avancimin...

Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Fluks pasagjerësh është shënuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Raportohet se e gjithë kjo ka ardhur për shkak të se shtetasit...

Meloni: Të hënën do të shohim si do të procedojmë me Shqipërinë për emigrantët

Kryeministrja Giorgia Meloni vijon të këmbëngulë në lidhje me çështjen e dërgimit të emigrantëve në vendin tonë. Nga Finlanda, Meloni deklaroi se të hënën...

Lajme të tjera

Web TV