Nis përgatitjet festivali teatror “Gjergji Trola”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festivali Teatror I shkollave të mesme është ideuar dhe realizuar nga aktori dhe regjisori Gjergji Trola  që nga viti 1999 deri në vitin 2017. Gjergji Trola ndërroi jetë në vitin 2017 dhe festivali u pagëzua me emrin e tij.

Ky festival ka zbuluar shumë talente të reja të cilët më pas kanë vazhduar universitetin e arteve dhe kanë vazhduar me sukses karrierën e tyre, shumë prej tyre sot janë aktorë në teatër dhe në ekranet televizive Shqiptare.  Tani është kthyer në traditë jo vetëm në tiranë por edhe në qytet e tjera të Shqipërisë.

Kjo nisëm e cila përhap frymën e shenjtë për të rinjtë duke I afruar pranë teatrit dhe rrugës së artit do të jetë edhe në Shkurt të vitit 2020. Viti 2020 është cilësuar si viti i të rinjve dhe në ktë festival janë të rinjtë ata që e gjallërojnë skenën Shqiptare. Bashkia e Tiranës prej vitesh e suporton Festivalin Gjergji Trola si të vetmin kompeticion të denjë për të aktivizuar rinin Shqiptare.

Ada Galanxhi Trola drejtuesja e festivalit me pasionin dashurinë dhe përkushtimin e saj vazhdon të bëj revolucionin në çdo gjimnaz të Tiranës dhe më gjerë duke u ushqyer të rinjve dashurinë për teatrin.   Nderi I kombit Tinka Kurti  ka qënë për 7-vite me radhë kryetare jurie e këtij festivali për ti ruajtur dhe vlerësuar me dinjitet vlerat e të rinjve. Çdo vit kanë qenë 3-breza të ndryshëm të jurisë ajo e artistëve prestigjioz si Tinka Kurti dhe dy brezat e tjerë të artiste të mesëm dhe të rinj.

Këtë vit nuk dihet ende se cili do të jetë anëtar jurie, por jemi në pritje për ta verifikuar. Arti Shqiptar ka pas dhe do të këtë nevojë gjithmonë për ta përhap ktë frymë rinore dhe për ta trashëguar në cdo brez, ndaj i  jemi mirënjohës ktij festivali dinjitoz që influencon rinin Shqiptare. Ju urojmë suksese gjimnazeve që do të jenë pjesëmarrës dhe drejtueses së tij të palodhshme Ada Trola./Fjala.al/

Lexo edhe :  BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Përgatiti: Enkeleda Fishekaj

Të fundit

“A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u...

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij,...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Lajme të tjera

Web TV