“Nuk kishim para për një biskotë”, Neymar rrëfen fëmijërinë e dhimbshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i PSG-së, i cili kaloi nga Barcelona te francezët me një shumë prej 222 milionë eurove, Neymar Da Silva Santos Jr, ka kaluar një fëmijëri shumë të vuajtur dhe në varfëri të thellë, ku mungonin edhe bazat ushqimore.

Gjatë një interviste për kanalin “O primo Rico” në “Youtube”, lojtari i PSG-së ka kujtuar një pjesë të trishtë të fëmijërisë së tij.

“Ka një histori me nënën time dhe mendoj se shumica e njerëzve e dinë. Unë doja të haja biskota, por nuk kishim asnjë lek dhe mami më tha: ‘Bir, nuk kemi më para, nuk bëhet. Ta kam borxh këtë javë, ndoshta javën tjetër kur babi të marrë rrogën. Nuk mund t’i blejmë tani’.

Unë iu përgjigja: ‘Mami, nuk ka problem. Një ditë unë do të jem shumë i pasur. Do të blej një fabrikë biskotash që të ha sa herë të dua’. Nëna ime qan kur ajo e tregon sot këtë histori, sepse është me të vërtetë prekëse për të”.- tha sulmuesi.

Që nga ai moment nuk kaloi shumë kohë që Neymar të spikatej dhe të cilësohej si një lojtar me të ardhmen.

“Isha 14-15 vjeç kur kuptova se nuk do më mungonte më asgjë nëse do t’i bëja gjërat në mënyrën e duhur dhe nëse do lija prindërit që të kujdeseshin për gjithçka”-shtoi Neymar.

Që nga ajo moshë jeta e 26-vjeçarit ndryshoi totalisht dhe tashmë ai është një nga lojtarët më të paguar në historinë e futbollit./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Igli Tare do një shqiptar te Milani: Lojtari ka pranuar të vijë

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare foli për mediet në prezantimin e trajnerit Max Allegri. Tare tha se Ardon...

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje, sipas faqes së internetit të...

Krim në zemër të Thethit/ Rama nxjerr videon, si u hodh në kosh denoncimi i policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Prokurores Elsa Gjeli, e cila ka vendosur të mos nisë procedim penal për një...

I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë

Dhuna në familje vijon të përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese në kryeqytet. “Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e policisë së Tiranës janë denoncuar 25 raste dhune...

Sa shpenzon një turist për 24 orë në Shqipëri

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që...

Lajme të tjera

Web TV