Reagoi ndaj thirrjeve raciste të tifozëve, Mourinho ironi me Rudiger-in

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ka ironizuar reagimin e mbrojtësit të Chelsea-s, Antonio Rydiger, ndaj thirrjeve raciste të tifozëve.

Ditën e djeshme u luajt ndeshja midis Tottenham dhe Chelsea-it, ku këta të fundit arritën të fitonin me rezultatin 2-0.

Ndërkohë, tekniku i Tottenham nuk është marrë aspak me rezultatin e këtij takimi, ku skuadra e tij doli humbëse, por vëmendjen e ka përqendruar të gjithën te incidenti me Rudiger-in.

“Unë nuk pashë gjë. Pashë arbitrin që ndoqi protokollin. Ai erdhi te Marriner (arbitri i katërt), tek unë dhe Frenk dhe na tregoi se çfarë po ndodhte. U ndoq protokolli dhe ne jemi një nga klubet. Çdo klub është së bashku në këtë situatë dhe natyrisht që jemi të zhgënjyer”.-tha ai.

Më tej, Mourinho ka thënë se Rudiger-i nuk ka thyer ndonjë brinjë e nuk është në spital nga situata e djeshme dhe e cilëson si jo normale kartonin e kuq që mori Soni, duke shtuar në mënyrë ironike se i uron të shkuara mbrojtësit të Chelsea-s.

“Ishte një ditë e keqe. Nuk e nisëm mirë ndeshjen. Chelsea e nisi më mirë se ne. Ata shënuan nga një goditje këndi e prerë shkurtazi dhe kjo më zhgënjen. Nuk ishim të përqendruar. Goli dytë ishte një gol i keq. Penalltia ishte penallti, vendim i drejtë nga VAR-i, por situata e Sonit u menaxhua keq. Arbitri duhet të ndëshkonte Rudigerin dhe reagimi i Sonit nuk është një gjest agresiv.

A ka Rydiger ndonjë brinjë të thyer apo ka shkuar në spital? Disa njerëz e quajnë një gjest inteligjent të tij. Për mua ai karton i kuq ishte i çuditshëm. Shpresoj që Rudiger të riaftësohet nga thyerja e brinjëve, sepse ai duhet të ketë brinjë të thyera me siguri”.-tha ndër të tjera Trajneri i Tottenham./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

1792 – “Marsejeza”, kur një këngë lind nga gjaku dhe ngrihet mbi flamuj

Nga Leonard Veizi Ka këngë që lindin në dhoma të heshtura dhe harrohen mes letrash. Kashtu siç ka çaste në...

“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj…

A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit...

“Nata e Thikave të Gjata”, ekzekutohen pa gjyq kundërshtarët e Hitlerit

30 Qershor 1934 Nga Leonard Veizi Ka netë në histori që nuk flenë kurrë. Jo prej zhurmës, por nga hijet. Ato netë ku heshtja bëhet më...

Horoskopi ditor, 30 Qershor 2025

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe...

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë në rrezik banesat, pronat dhe...

Lajme të tjera

Web TV