Udhëtarët presin 4 orë në radhë, dogana e Kakavijës në kolaps

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si gjithmonë në rast festash shqiptarët që kërkojnë të kalojnë kufirin me Greqinë u duhet të presin në radhë shumë më tepër se sa në ditët e zakonshme. Edhe në këtë prag Krishtlindjesh, pika kufitare e Kakavijës ka pasuar një fluks turistësh që kërkojnë të kalojnë festën në Greqinë fqinjë.

Pritet që gjatë gjithë këtyre ditëve, deri për festën e Vitit të Ri, numri i udhëtarëve të rritet në mënyrë të ndjeshme.

Udhëtarë konfirmojnë për Fjala.al, se kanë më shumë se katër (4) orë që presin në radhë dhe ende nuk kanë mundur ta kalojnë pikën doganore. Pala shqiptare punon ngadalë dhe jo sipas parametrave që duhen për të tilla raste.

Ndërkohë që pengesa të mëdha janë hasur edhe në kontrollin e bagazheve. Përveç vonesave punonjësit e doganës i bëjnë kontrollet pa dorezat përkatëse.

Udhëtarët shprehen të irrituar për këto vonesa të pakuptimta dhe bëjnë me faj papërgjegjshmërinë dhe indiferencën e punonjësve shqiptarë të doganës, që edhe pse kanë informacionin e duhur për radhën kilometrike të makinave dhe autobusëve, sërish veprojnë me ngathtësi.

Ndërkohë, duhen marrë masa që situata e kthimit pas festave të jetë e stabilizuar, pasi përvoja ka treguar se edhe në këto raste shqiptarët nuk u shmangen dot radhëve të gjata dhe vonesave deri në disa orë, në kalimin e doganës./ Fjala.al/

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV