Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen midis Flamurtarit dhe Teutës, takim që u shty nga dita e djeshme për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe terrenit të fushës jo të favorshme.
Emiljano Vila ka arritur të shënojë gol në minutën e 33-të duke e kaluar skuadrën e Teutës në avantazh.
Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja dhe nuk dihen ende sesi mund të përfundojë loja, por një humbje tjetër do ishte fatale për vlonjatet.
Kujtojmë se të dyja skuadrat që luajnë për Kategorinë Superiore ndodhen te pjesa poshtë e renditje, Flamurtari në vend të fundit ndërsa Teuta në vend të gjashtë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 17-të të Superligës dhe është e vetmja që nuk është mbyllur ende,pasi ekipet e tjera luajtën të gjitha ditën e djeshme./Përgatiti: Fjala.al/