16 vjet “Tifoza Kuq e Zi”, çfarë ndodhi me festimet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi më i madh i mbështetësve të Kombëtares Shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” kishin ditën e djeshme përvjetorin e 16-të të krijimit të tyre.

Është ky tifogrup i famshëm, i cili në çdo ndeshje të kombëtares skuq stadiumin me ngjyrën e flamurit tonë.

“Tifozat Kuq e Zi” kanë shoqëruar Kombëtaren Shqiptare të Futbollit në çdo ndeshje dhe i kanë përkrahur në çdo moment të tyre qoftë në fitore apo në humbje.

Mirëpo situata e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit të këtij viti nga ku humbën jetën 51 persona u plagosën me qindra të tjerë dhe u shkatërruan jashtëzakonisht shumë banesa, ka bërë që ky tifogrup ta shtyjë aktivitetin për 16-vjetorin e krijimit të “TKZ”-së dhe të angazhohet në dhënien e ndihmës ndaj personave të prekur.

Ata kanë dalë në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti që në momentet e para dhe vazhdojnë ende të jenë përkrahë tyre, duke i dhënë akoma më shumë kuptim shprehjes që përdorin në çdo ndeshje “O sa mirë me qen shqiptar!”./Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV