Arbër Çekaj kallëzon në SPAK prokurorin Ervin Kondili

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Abi Gardën” që kishte porositur bananet ku një vit me parë u kapën 613 kg kokainë ka kallëzuar në SPAK prokurorin e çështjes, Ervin Kondili dhe oficeren e policisë gjyqësore Migena Haxhi.

Çekaj pretendon se ka një akt të falsifikuar në lidhjeje me hyrje-daljet e tij në sistemin TIMS. Prokuroria kërkoi 21 vjet burg për Çekaj, ndërsa mohon se ka pasur dijeni për lëndën narkotike dhe se kontenierët ku u gjet droga nuk janë në pronësinë e tij dhe nuk mban përgjegjësi për ta.

Arbër Çekaj u arrestua në mars të 2018, në Gjermani, pasi kishte shkuar atje për të kërkuar azil me pretekstin se në Shqipëri i rrezikohej jeta. Por drejtësia gjermane vendosi ta mbante në burg, duke kryer hetimet edhe për llogari të tyre, pasi dyshohej se një pjesë e kokainës kishte pikërisht Gjermaninë si destinacion. 613 kg e kokainës, të fshehura në banana, u kapën në mars të vitit të kaluar në portin e Durrësit, ngarkesë e cila po shoqërohej nga shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj të cilit u paraqitur për të kryer zhdoganimin. Pas ekstradimin në vendin tonë, ai pritet që së shpejti të përballet me akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV