Spikati me Veronën, shqiptari kërkohet nga gjigantët e futbollit

Performanca shumë e mirë e 19-vjeçarit shqiptar, Marash Kumbulla,  në këtë sezon me Veronën në Serinë A ka bërë që shumë skuadra të mëdha të kërkojnë transferimin.

Mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare po kërkojnë që ta marrin klube të mëdha siç është Manchester United, Juventus dhe Inter raportojnë mediet italiane.

Nga shkrimi i të përditshmes “L’Arena” mësohet se klubi anglez i United kishte dërguar të deleguar për të ndjekur nga afër lojën e përgatitjen e futbollistit.

Pas vëzhgimit të Kumbullës “Djajve të Kuq” iu sugjerua që të bëhej transferimi i Marash Kumbullës tek ta dhe bërja pjesë e tij në Premier Ligë.

Ndërsa s’ka ende diçka konkrete me Manchester United, mësohet se Juventus e Inter vazhdojnë ta ndjekin nga afër 19-vjeçarin.

Verona nga ana e saj është duke pritur ofertën më të mirë dhe se kartoni i lojtarit shkon në shifrën e mbi 20 milionë eurove./Përgatiti: Fjala.al/