Bukureshti, qyteti i kontradiktave 30 vjet pas Çausheskut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rumania “fshin” pallatin Çaushesku, duke ndërtuar një mega katedrale para saj

Në Bukuresht, kryeqendrën e Rumanisë po bëhet një ndërtim gjigant. Në këtë mënyrë rumunët po “mbulojnë” pallatin Çaushesku, duke ndërtuar një mega katedrale para saj. Për Kishën Ortodokse vendase, ky është një “kompensim moral”, sepse vite më parë u shkatërruan 5 vendeve të kultit, gjë e cila sipas komunistëve në pushtet ishte e nevojshme për t’i bërë vend Shtëpisë së Popullit, parlamentit aktual.

nga Mattia Solari

Pak galeri, hija e Drakulës në një version pop dhe disa muze që përpiqen të rimarrin kujtesën e tyre duke parë të ardhmen. Sepse asgjë nuk është siç duket në “qytetin e gëzimit” tridhjetë vjet pas rënies së diktatorit të saj.

Legjenda thotë se Bukureshti u themelua nga një pastor me emrin Bucur, në një periudhë të paspecifikuar të Mesjetës. Rastësi apo jo, themeluesi ndan etimologjinë me bucurie, “gëzim” në Rumanisht. Qoftë dëshirë, apo vetëm ironi, sot “Qyteti i Gëzimit” mirëpret vizitorët e tij me një sërë kundërshtimesh.

Kryeqyteti rumun ka një histori aq të trazuar sa të larmishme: zjarret, tërmetet dhe pushtimet ushtarake nga osmanët, rusët dhe austriakët, e kanë bërë atë një epruvetë shkrirëse të përzierjeve, bashkëjetimeve dhe shtresimeve. Në Bukuresht, si përgjithësisht në Rumani, rrënjët e largëta latine me lidhjet farefisnore sllave dhe ndikimet turke, përzihen dhe ndërthuren çdo ditë midis kontrasteve të forta arkitekturore, sociale dhe kulturore.

Një karakteristikë tjetër që përshkon fuqishëm atmosferën e qytetit është dobësia e tij: ndërtesa betoni komuniste që bashkëjetojnë afër arkitekturës së këndshme të epokës së bukur të “Parisi i Vogël”, përshkuar, këtu dhe atje, me arkitekturën e re të çelikut dhe qelqit të kapitalizmit; e gjithë kjo formon një sfond të zbukuruar në mënyrë harmonike të bulevardeve të gjera që rrjedhin në sheshe metafizikisht të mëdha, të kufizuara me perde të larta dhe pallate gri.

Lexo edhe :  Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

Bukureshti duket se shpalos një gjendje heterogjene: të kundërtat këtu bashkohen si në të dy anët e një magneti, përulësia dhe mjerimi, bukuria dhe degradimi derdhen në njëra-tjetrën duke u kompletuar, ose nganjëherë dhe sublimuar. Të vizitosh qendrën historike të Bukureshtit, nga Lipscani magjepsës, zemra tregtare e themeluar nga tregtarët e Leipzig-ut, te Calea Victoriei, një rrugë urbane e lashtë dhe e rëndësishme, deri në parqet e mëdha që përputhen me rrethinat e qendrës, do të thotë të hidhesh midis epokave të ndryshme, të hidhesh nga Vlad Țepeș Impaleri në kohën e Gardës së Hekurt, nga vala konsumatore e sotme deri në vitet e errëta të Çausheskut.

Hija e komunizmit për të vëzhguar qytetin

Nga periudha komuniste ia vlen të nisësh një turne në qytet. Epoka historike është heshtur dhe refuzuar në të njëjtën kohë. Ajo la gjurmë të rëndë për shkak të çmendurisë megalomaniake të diktatorit Rumun si Casa Poporului, Shtëpia e Popullit, që llogaritej si ndërtesa më e madhe dhe më e rëndë në Evropë. Këtu, midis sallave të gjera prej mermeri, shkallëve imponuese dhe pothuajse njëmijë dhomave, gjejmë Parlamentin Rumun, dhe, që nga viti 2004, Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor, MNAC, i cili trashëgoi koleksionet e grumbulluara gjatë viteve të regjimit.

Në MNAC gjendet një koleksion antologjik i punimeve të ndryshme që nga pushtimi Sovjetik e deri në hyrjen në Bashkimin Evropian. Kjo retrospektive, për sa i përket ekipit të kuratorëve, “adreson një arkiv të gjerë, eklektik, të ndërlikuar dhe të sikletshëm”. Ekspozita pasqyron mekanizmat e komisionit shtetëror për propagandën që ndodhi deri në vitin 1989, kur sigurisht, cilësia nuk ishte faktori udhëzues për zgjedhjet kuratoriale, dhe periudha e vështirë vijuese e kalimit në demokraci, në të cilën një gjeneratë e re e artistëve mezi u shfaq.

Burimi: exibart.com & europa.today.it

Përgatiti për botim: L.Veizi / Fjala.al/

Të fundit

Sot telefonata Trump-Putin, Rubio: Të gatshëm të godasim me sanksione shkatërruese

Sot në orën 10 të mëngjesit me orën e Uashingtonit, Donald Trump do të flasë me Vladimir Putin. Temat...

Fifi prek zemrat e ndjekësve për të birin: S’mundem të jem nëna ‘perfekte’

Këngëtarja e njohur Fifi, ka emocionuar ndjekësit e saj me një postim prekës në InstaStory, kushtuar të birit të saj të vogël. Në postim, ajo...

Nicușor Dan u zgjodh president i Rumanisë, Begaj: Pres me padurim të punojmë së bashku

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve...

Ish-kancelari i Austrisë: Mandati i 4-rt i Ramës, arritje e rrallë në politikën europiane

Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz e ka quajtur fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit nga kryeministri Rama, si një arritje të rrallë në politikën...

“Qyteti i gurtë sharmant”, Rama ndan në Facebook artikullin e “Islands” për Gjirokastrën

Revista “Islands” i ka kushtuar një artikull promovues Gjirokastrës sonë, duke e cilësuar atë si një qytet me atraksione turistike. “‘Qyteti sharmant prej guri’ i...

Lajme të tjera

Web TV