Ekspozita e Muzeut Ferrari / Historia e suksesit 24 orë në Le Mans

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një homazh për kompaninë e makinave, inxhinierët dhe drejtuesit që kanë pushtuar gjatë dekadave 36 fitore.

Në 15 janar të vitit 2020, në Maranello do të hapet ekspozita “Ferrari at 24 Heures du Mans“, e cila do të festojë shtatëdhjetë vitet e fitoreve në Shtëpinë e Kalorësve të shpejtësisë përgjatë 24- orëve në Le Mans.

Hapësirat e ekspozitës do të presin disa prej modeleve që kanë kontribuar në shkrimin e faqeve të paharrueshme në historinë e garës franceze të durimit, siç është 166 MM Barchetta Touring, makina që me Lord Selsdon dhe Luigi Chinetti fituan në 1949, ose 488 GTE e cila fitoi edicionin e fundit me Alessandro Pier Guidi, James Calado dhe Daniel Serra.

Një homazh për kompaninë e makinave, inxhinierëve dhe shoferëve që kanë korrur gjatë dekadave, 36 fitore, duke përfshirë 27 të para dhe nëntë të përgjithshme, si dhe një mundësi unike për të admiruar trofeun e maratonës së famshme, e cila u zhvillua në qarkun e De La Sarthe.

Ekspozita “Ferrari at 24 Heures du Mans” do të qëndrojë e hapur deri më 19 prill të vitit 2020 dhe do të qëndrojë përkrah ekspozitave tashmë të pranishme në muzeun “Hypercars – Evolucioni unik” dhe “90 vjet – Scuderia Ferrari, historia e plotë”.

Burimi: Today.it

Përgatiti L.Veizi / Fjala.al

Të fundit

Ish-myftiu i Tiranës: Ideja e shtetit Bektashi, pas vizitës së Presidentit izraelit

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se planet për...

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip,...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

PSG në “ankth”, sfida ndaj Realit i gjen të mbushur me probleme

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00. Situata nuk shfaqet...

Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite nga...

Lajme të tjera

Web TV