Gjendet trajneri i ri? Partizanit nuk i ndahet zemra nga italianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi i Partizanit ende nuk ka gjetur trajner që nga shkarkimi i italianit Franko Lerda, pas humbjes së derbit me Tiranën më 13 dhjetor.

Humbja e një ndeshje të tillë si derbi gjithmonë është përjetuar keq në radhët e  Partizënit, të cilët edhe në ndeshjen e para pesë viteve, në takimi e 7 shkurtit 2014 shkarkuan nga detyra teknikun Hasan Lika.

Lera u shkarkua një ditë pas humbjes së derbit, pra më 14 dhjetor dhe deri më tani nuk është gjetur ende zëvendësuesi i italianit.

Pas përfoljes së emrave të tillë si Orges Shehi apo Ilir Daja, tashmë duket se “Demat” i kanë kthyer sytë sërish nga Italia. Qëllimi është sjellja në Tiranë e një tekniku me emër, por që në të njëjtën kohë ka njohuri nga kampionati shqiptar ndonëse e mira do ishte të njihte sadopak edhe vetë skuadrën.

Presidenti Gaz Demi do të donte të vinte në krye të skuadrës teknikun italian Addolfo Sormani, i cili u largua nga Partizani pas javës së gjashtë të sezonit 2016-2017. Sipas Demit, Sormani është i vetmi trajner ndaj të cilit ndihet borxhli dhe ka cilësuar largimin e tij si shumë të nxituar.

Momentalisht Partizanit i duhet një trajnerë që të ketë njohuri mund të themi të mjaftueshme të realitetit të sportit shqiptar, ndaj Adolfo Sormani shikohet si mundësia më e mirë e mundshme./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV