Humori i zi, një shenjë e qartë e inteligjencës superiore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush ka nevojë për një test inteligjence? Nëse doni të zbuloni nëse dikush ka një IQ të lartë, thjesht tregojuni atyre një barsoletë me humor ekstrem pothuajse pervers dhe pastaj vlerësoni reagimin e tyre.

Një studim i ri në revistën “Cognitive Processing”, ka zbuluar se, humori i zi luan një rol kryesor në vlerësimin e inteligjencës së lartë, por edhe faktorët e tjerë si niveli i agresivitetit.

Një ekip studiuesish, i udhëhequr nga Ulrike Willinger në Universitetin Mjekësor të Vjenës, u kërkoi 156 personave, me moshë mesatare 33 vjeç, ku 76 prej tyre ishin gra, të vlerësonin 12 karikatura me humor të zi.

Këto karikatura ishin marrë nga “The Black Book”, të realizuara nga karikaturisti i njohur gjerman Uli Stein. Shembujt përfshijnë një karikaturë e cila tregon një mjek i cili heq një mbulesë nga një kufomë në morg. Komenti më epik ishte i një gruaje, e cila u shpreh se ai ishte burri i saj.

“Padyshim, ky është burri im, çfarë detergjenti rrobash keni përdorur që mbulesa është kaq e bardhë?”, – komentoi ajo.

Gjithashtu, pjesëmarrësit u testuan për IQ verbale, IQ jo-verbale, u pyetën për gjendjen e tyre shpirtërore, agresivitetin dhe prejardhjen edukative. Pas përfundimit të këtij eksperimenti, “British Psychological Society Research Digest blog” raportoi 3 kategori të të intervistuarve.

Grupi me vlerësimin dhe kuptueshmërinë më të lartë të humorit të zi, ishte grupi me njerëz që kishin kofiçent inteligjence më të lartë në testet e  IQ verbale dhe jo-verbale. Ata gjithashtu kishin arsim më të mirë dhe shënuan vlera më të ulta të agresionit.

Grupi i dytë, tregoi mirëkuptim të moderuar të shakave, por i pëlqeu më pak ideja e humorit të zi. Këta ishin njerëz me rezultate mesatare të inteligjencës, por kishin nivele më të larta agresioni.

Lexo edhe :  Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Grupi i tretë, tregoi preferencë diplomatike ndaj humorit të zi, por përsëri kishte rezultate mesatare të inteligjencës. Ata kishin humor pozitiv dhe kishin rezultate të moderuara të agresionit.

Ky studim hedh poshtë teorinë e mëparshme të babit të psikoanlaizës së Sigmund Frojd, në lidhje me marrëdhëniet mes agresionit dhe humorit. Kur vjen puna te agresioni, ka një mospërputhje, e cila mund të marrë një shpjegim.

Sipas Froidit, agresioni është shenjë e inteligjencës së lartë aq më tepër kur bëhet fjalë për njerëz të cilët vuajnë nga çrregullimi bipolar. Kjo, pasi si pasojë e tronditjeve, të cilat janë bërë shkas për këto çrregullime, te individët është arritur të aktivizohet mekanizmi i mbrojtjes së “Izolimit” ose “intelktualizmit.

Ka qenë vajza e tij, Ana Frojd, e cila ka vazhduar studimin e mëtejshëm lidhur me mekanizmat e mbrojtjes. Si pasojë e çrregullimeve të ndryshme, personat që mund të kenë shfaqje të ndryshme të zemërimit ose agresivitetit, kanë IQ më të lartë.

Por pse studimi bie ndesh me babanë e Psikoanalizës?

Duke ju referuar faktit se studimi ka ndodhur në një kohë shumë të shkurtër, personat me nivel të lartë të inteligjencës, mund të mos kenë patur kohë mjaftueshëm për të shpalosur personalitetin e tyre, ose më saktë ta kenë fshehur këtë pjesë të vetes.

Por mos u shqetësoni nëse nuk keni humor të zi. IQ e lartë vjen me hallet e saj të mëdha. Dhe nëse ju referohemi historisë së personave me IQ të lartë, shumica prej tyre kanë vdekur me 20 dollarë në xhep./Fjala.al/Përgatiti:Lorena Hida/

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV