Milan largon lojtarët, Napoli e Xhenoa hidhen në sulm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milan e ka përqënduar të gjithë vëmendjen te lojtarët e rinj që pritet t’i bashkohen kuqezinjve në merkaton e janarit.

Italianët po mundohen të përforcojnë klubin, pasi momentalisht është në gjendje shumë të keqe. E ndërsa të gjithë e kane kthyer vëmendjen te afrimi sa më të shpejtë i Tobidos e i Ibrahimovic, nga “Djajtë” duket se do të largohen  emra të tillë si ai i Fabio Borinit.

Ndaj sulmuesi,t që te Milan ka luajtur më së shumti në mesfushë, kanë ardhur oferta nga një sërë klubesh nga kampionati anglez, por edhe nga vetë klubet italiane.

Të interesuar për Borinin janë emra të tillë si Uotfordi, Kristal Palasi dhe së fundmi edhe nga skuadra e Xhenoas. Megjithatë duke ditur interesat e sulmuesit, i cili synon të rikthehet në Premier Ligë mundësia për një kalim në Xhenoa duket thuajse e pamundur.

Nga ana tjetër, emri i dytë që pritet të lërë “Djallin” është ai i Rikardo Rodriguez, i cili ka oferta nga skuadra e Napolit dhe nga gjermanët e Shalkes, por mesa duket ajo e Xhenaro Gatuzos është më tunduese për Rodriguez, pasi ka pasur bashkëpunime dhe më parë me të.

Lojtari i tretë që po përmendet për një largim të mundshëm nga Milan është Lukas Paketa, ndonëse për kartonin e mesfushorit brazilian “Djalli” kërkon një shifër që i kalon 35 milionë euro. Kjo shumë është paksa e tepruar duke ditur se kohët e fundit lojtari dhe vetë klubi kanë pasur rezultate shumë të ulëta./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV