Problemet e Bayern Munich, Rummenigge premton vendin e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayern Munich ka rënë shumë nga niveli dhe shkëlqimi i sezoneve të tjera si në Bundesligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Kampionët ende në fuqi të Gjermanisë, jo vetëm që nuk janë favorit në këtë sezon te Champions, por duket se po hasin vështirësi shumë të mëdha.

Në një vështrim të tabelës së renditjes në kampionatin gjerman shikohet se Munchin ndodhet në vend të tretë, nivel që tregon për probleme serioze te klubit.

Ndërkohë, për këtë situatë ka folur Karl Heinz Rummenigge, i cili u ka premtuar tifozëve se 2020 do jetë një vit i suksesshëm dhe ka shtuar se ekipi duhet të jetë në formën e tij më të mirë të mundshme.

“Në Champions kemi qenë ekipi i parë gjerman që siguruan kualifikimin për në 1/8 me 6 fitore në 6-të. Në fazën me eliminim direket përballemi me Chelsea, më dëshirën për të larguar makthet e vitit 2012. Duhet të jemi në formë optimale, të përqendruar dhe të motivuar për të arritur në çerekfinale”.-tha ai.

Më tej, ai ka kërkuar optimizëm nga të gjithë dhe ka shtuar se vendi i tretë nuk është dhe shumë larg atij të parit, ndaj dhe duhet që të mos mërziten.

“Jemi optimist, të mos harrojmë që dy ekipet që janë përpara nesh, Laipzig dhe B.Monchengladbach do të vijnë të luajnë në Mynih”.-u shpreh Rummenigge./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Gara ndërkombëtare, “Enkelana” starton me maratonën e bebeve në Pogradec

Maratona ndërkombëtare Enkalana që bëhet çdo vit në Pogradec e ka ngritur siparin e saj këtë vit me aktivitetin...

“Sido që të vijnë rrethanat dhe ngjarjet…”/ Çfarë paralajmëron Adriana Kalaja?

Kryetarja e Gjykatës në PD-në e Berishës, Adriana Kalaja, mëse një herë është shprehur e irrituar dhe e zhgënjyer me çfarë ka ndodhur në...

Paqja në Ukrainë nuk ka dështuar – sepse ende nuk ka nisur vërtet

Nga Samuel Charap Donald Trump është i zhgënjyer nga Vladimir Putini. “Bisedat nuk kanë asnjë vlerë,” ka deklaruar Trump për telefonatat e tij me presidentin...

“Ku janë tatimorët?”, denoncimi i Braçes: Buka si kashtë ose si dru!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka denoncuar cilësinë e bukës, që sipas pamjeve që ka publikuar vetë, ditën e dytë është tërësisht e...

Shpërthim botulizmi në Britani, dhjetëra të prekur nga injeksionet kozmetike ilegale

Një grua në Britaninë e Madhe ka përfunduar në spital me simptoma të rënda, pasi bëri një trajtim të zakonshëm anti-rrudhë duke besuar se...

Lajme të tjera

Web TV