Të bëhemi dhuratë-mesazhi brilant i Papa Françeskut në Shën Pal

Në Meshën tradicionale kremtuar në Bazilikën e Vatikanit Natën e Krishtlindjes, Papa Françesku kujton se dashuria e Zotit nuk është e negociueshme.

Njerëzimi, vazhdon, nuk është më vetëm sepse Zoti u bë njeri! Përballë dashurisë “së çmendur” të Jezusit, nuk ka justifikime!

Ne nuk presim – pohoi – që i afërmi jonë “të bëhet i mirë” për t’i bërë mirë ose të presim që Kisha të jetë e përsosur për ta dashur atë. Të bëhemi dhuratë, kështu që, do të ndryshojmë ne dhe Kisha”!

Pra, Mesha e Natës së Krishtlindjes kremtohet gjithnjë në një atmosferë të veçantë, në pritje të zbardhjes së dritës së ditës së re si simbol i lindjes së Foshnjës Hyjnore, që sjell dritë mbi gjithë botën.

Papa Françesku e kremtoi Meshën e Natës së Krishtlindjes, duke nisur nga ora 21.30 e 24 dhjetorit e, duke vënë në dukje, si lajtmotiv të homelisë, pikërisht këtë fakt, kalimin nga errësira në dritë…

E duke e kthyer në temë kryesore të homelisë, Papa përvijoi kuptimin e Krishtlindjes.

“Sonte – nënvizoi Ati i Shenjtë – e kuptojmë se, megjithëse nuk e meritonim, Ai, Zoti u bë i vogël për ne… Krishtlindja na kujton se Zoti vazhdon ta dojë çdo njeri, madje edhe më të keqin…

Dashuria e tij nuk ka kushte, nuk varet nga ti. Mund të kesh ide të gabuara, mund të kesh bërë lloj-lloj gjërash, por Zoti nuk heq dorë nga dashuria për ty…

Edhe në mëkate, vazhdon të na dojë. Dashuria e tij nuk ndryshon…; është besnike, e durueshme!

Kjo është dhurata e Krishtlindjes: zbulojmë me habi se Zoti jep gjithçka falas, me gjithë butësinë e mundshme. Lavdia e tij nuk na verbon, prania e tij nuk na frikëson.

Lexo edhe :  Izraeli godet mbi 1.800 ndërtesa në qytetin e Gazës/ Shkatërrim në shkallë të gjerë

Lindi krejt i varfër, për të na e fituar zemrën me pasurinë e dashurisë së tij”! /Fjala.al/