BE “letër dashurie” Anglisë: Portën po ta lëmë të hapur…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania do të “jetë gjithmonë e mirëpritur në BE pas Brexit-it”, kështu është shprehur nënkryetari ekzekutiv i Komisionit Evropian.

Në një “letër dashurie” drejtuar Mbretërisë së Bashkuar, Frans Timmermans pranon se “shumë dëme të panevojshme” u janë shkaktuar të dyja palëve gjatë negociatave të hidhura të largimit të Britanisë dhe ai druhet se dëme të tjera do vijojnë të ndodhin.

Kjo deklaratë vjen kur Boris Johnson po përgatitet të ndërpresë ligjërisht lidhjet me bllokun evropian më 31 janar pasi fitoi shumicën e votave Konservatore në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën.

Pak para se deputetët të largoheshin nga Dhoma e Komunave për pushimet e Krishtëlindjeve, marrëveshja “Brexit” hapi rrugën që legjislacioni të pastrojë parlamentin nga mesi i janarit.

Pritet që negociatat për marrëdhëniet e ardhshme midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar të fillojnë me seriozitet muajin tjetër pasi të dy palët do të diskutojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë para afatit të rreptë të z.Johnson, në dhjetor 2020.

Timmermans e niste shkrimin e tij duke theksuar se kohët e fundit kishte lexuar një libër të lezetshëm letrash dashurie për Europën. Dhe kjo më bëri të mendoj dashurinë time për Britaninë”, është shprehur zyrtari holandez.

Duke iu drejtuar Brexitit, Z. Timmermans tha për “The Guardian” se vendimi i Britanisë për t’u larguar i copëton zemrën, por ai shtoi: “Unë e respektoj këtë vendim. Asnjëherë nuk kemi qënë në një mendje për këtë çështje, ashtu sikurse nuk kemi qënë as për BE-në”.

Ai vazhdoi: “E vërteta është se u ndjeva shumë i lënduar kur vendosët të largoheshit. Tre vjet më vonë unë jam i trishtuar që një anëtar i familjes sonë dëshiron të ndërpresë lidhjet me ne. Por në të njëjtën kohë gjej rehati në mendimin se lidhjet familjare kurrë nuk mund të prishen me të vërtetë.”

Të fundit

Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës. Së fundmi, klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit. Mesfushori që...

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin...

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha gjuhësore, një nga pengesat më...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

I nxehti ekstrem godet Greqinë, Akropoli mbyllet deri të premten

Greqia ashtu si Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura 43 gradë Celcius që u regjistruan këtë të martë...

Lajme të tjera

Web TV