Firmoset kontrata, Ibrahimovic rikthehet te Milan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zlatan Ibrahimovic dhe Milan kanë arritur në një marrëveshje dhe sulmuesi do të rikthehet në Serinë A. Kroati ka rënë dakord me “Djallin” dhe së shpejti ai do të kthehet në San Siro. Ishte gazetari italian Gianluca Di Marzio, ai që konfirmoi i pari këtë lajm.

Menaxheri i 38-vjeçarit, Mino Raiola, dhe “Rossonerët” kanë rënë dakord për një marrëveshje gjashtë mujore,me mundësitë hapur për vazhdim të një viti tjetër.

Për këtë marrëveshje gjashtë mujore Ibrahimoviç do të marrë një pagë prej 3 milionë euro, ndërsa në rast se kontrata do të zgjatet me një vit atij do i shtohen edhe 6 milionë euro të tjerë.

Sulmuesi pritet që të zyrtarizohet brenda klubit të Milan pa u mbyllur ky vit, pra që domethënë brenda këtyre pesë ditëve. Kroati u kërkua nga disa klube të tjera shumë të mirë siç janë Napoli, Bologna si dhe klubi anglez i Evertonit, por ai vendosi që të firmoste me Milanin./Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV